Në fund të çdo turnamenti të një Kupe Bote, çmime të ndryshme i dhurohen lojtarëve dhe skuadrave që kanë dalluar nga pjesa tjetër, në aspekte të ndryshme të lojës.

Çmimet Redakto

Momentalisht janë gjithsej pesë çmime pasi mbaron turnamenti, kurse një jepet gjatë turnamentit:[1]

  • Topi i Artë (komercialisht quajtur "adidas Topi i Artë") për lojtarin më të mirë, e dhënë për herë të parë në vitin 1982;
  • Këpuca e Artë (komercialisht quajtur "adidas Këpuca e Artë", njohur më parë si "adidas Golden Shoe" nga viti 1982 deri në vitin 2006, e dhënë për herë të parë në vitin 1982;
  • Çmimi Doreza e Artë (komercialisht quajtur "adidas Doreza e Artë"; njohur më parë si "Çmimi Lev Yashin nga viti 1994 e deri në vitin 2006) për portierin më të mirë; e dhënë për herë të parë në vitin 1994;
  • Çmimi Lojtari më i mirë i ri (komercialisht quajtur "Hyundai Lojtari më i mirë i ri") për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeçare në fillim të vitit kalendarik, e dhënë për herë të parë në vitin 2006;
  • Trofeu FIFA Fair Play për skuadrën që avancon në raundin e dytë me rekodin më të mirë të fair play, e dhënë për herë të parë në vitin 1970;
  • Çmimi Lojtari i Ndeshjes (komercialisht quajtur "Budweiser Lojtari i Ndeshjes") për performancën më të mirë gjatë një ndeshje të turnamentit, e dhënë për herë të parë në vitin 2002.

Gjithashtu janë dhënë edhe dy çmime të tjera nga viti 1994 e deri në vitin 2006.[2]

  • Çmimi Skuadra më argëtuese është skuadra që argëton publikun më shumë, gjatë finaleve të një Kupe Bote, e vendosur në një votim nga publiku.
  • Skuadra All-Star që përbëhet nga lojtarët më të mirë të turnamentit të zgjedhur nga një grup studimi teknik.

Topi i Artë Redakto

Çmimi Topi i Artë prezanton lojtarin më të mirë të çdo turnamenti, me një listë lojtarësh të zgjedhur nga komiteti teknik i FIFA-s dhe fituesi votohet nga përfaqësuesit e mediave. Ata që përfundojnë respektivisht të dytët dhe të tretët marrin çmimet Topi i Argjendë dhe Topi i Bronztë. Çmimi u prezantua për herë të parë në Kupën e Botës 1982, sponzorizuar nga adidas dhe France Football.[3]

adidas Topi i Artë[4]
Kupa e Botës Topi i Artë Topi i Argjendë Topi i Bronztë
Spanjë 1982   Paolo Rossi   Falcão   Karl-Heinz Rummenigge
Meksikë 1986[5]   Diego Maradona   Harald Schumacher   Preben Elkjær Larsen
Itali 1990   Salvatore Schillaci   Lothar Matthäus   Diego Maradona
Shba 1994   Romário   Roberto Baggio   Hristo Stoichkov
Francë 1998   Ronaldo   Davor Šuker   Lilian Thuram
Kore/Japoni 2002   Oliver Kahn   Ronaldo   Hong Myung-bo
Gjermani 2006   Zinedine Zidane   Fabio Cannavaro   Andrea Pirlo
Afrikë e Jugut 2010   Diego Forlán   Wesley Sneijder   David Villa
Brazil 2014   Lionel Messi   Thomas Müller   Arjen Robben
RUSIA 2018   Luka Modrić   Eden Hazard   Antoine Griezmann

Këpuca e Artë Redakto

Çmimi Këpuca e Artë shkon te golashënuesi më i mirë i një Kupe Bote. Gjatë kohës që çdo Kupë Bote ka një renditje golashënuesish, hera e parë që jepej ky çmim ishte viti 1982,[6] nën emrin Golden Shoe [3]. U riemërua Golden Boot në vitin 2010.[7] FIFA ndonjëherë liston golashënuesit më të mirë të turnamentëve të mëparshme sëbashku me fituesit e Këpucës së Artë.[8]

Nqs më shumë se një lojtarë kanë të njëjtën shumë golash, që nga viti 1994 golashënuesi më i mirë shpallet ai lojtar që ka kontribuar me më shumë assista – me Grupin Teknik të FIFA-s që vendosin nqs duhen të llogariten assistat.

Referime Redakto

  1. ^ "2014 FIFA World Cup: Awards" [2014 FIFA Kupa e Botës: Çmimet] (në anglisht). FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2015. Marrë më 20 korrik 2014.
  2. ^ "FIFA eliminates official World Cup All-Star team" (në anglisht). USA Today. Marrë më 21 korrik 2010.
  3. ^ a b 1982 FIFA World Cup Technical Report, page 222: Paolo Rossi wins both adidas/France Football World Cup Trophies
  4. ^ "adidas Golden Ball - FIFA World Cup™ Final" (në anglisht). FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2014. Marrë më 20 korrik 2014.
  5. ^ "FIFA Awards" [Çmimet e FIFA-s] (në anglisht). FIFA.com. 21 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2011. Marrë më 20 tetor 2011.
  6. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura FIFA Awards
  7. ^ "Champions at a Glance" (në anglisht). FIFA.com. fq. 14. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2017. Marrë më 20 korrik 2014.
  8. ^ "adidas Golden Shoe - FIFA World Cup™ Final" (në anglisht). FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2014. Marrë më 20 korrik 2014.