100 milionë është emision drejtpërdrejtë i cili shfaqet në Top Channel nga moderatori Eno Popi. Ky emision njihet si The Million Pound Drop në të gjithë botën. Ky emision për herë të parë u shfaq në Shqipëri më 1 shkurt 2011. Emisioni ka 903,564 shikuesë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi. Pjesëmarrësit përbëhen nga një çift.

Loja Redakto

Në çdo emision transmetohet drejtpërdrejtë dhe lartë në ekran shfaqet ora çdo 15 minuta. Numri i pyetjeve është 7. Pjesëmarrësit duhet të zgjedhin dy kategori. Alternativa për 4 pyetjet e para janë 4 dhe 3 pyetjet e fundit janë 3 ose 2. Pjesëmarrësit duhet të vendosin paratë, pastaj ndahen në 2 ose 3 dyer. Për çdo pyetje në derë duhet të jetë boshë, pa para. Ata kanë 1 minutë t'i ndajnë paratë dhe dyer hapen 2 nga 2 ose 1 nga 1. Në fund të çdo pyetje, çifti duhet t'i mbledhin paratë dhe t'i vendosin prapë në vend (nëse ata kanë fituar ndonjë pako). Çdo pako ka 200,000 lekë.

Fituesit Redakto

Ky emision ka vetëm një fitues, ata janë skuadra e Olës dhe Gertit. Ata kanë fituar 200,000 lekë.