Adobe Photoshop (lexohet: Adob Fotoshop) është një program kompjuterik (software) që lejon manipulime të fotografive. Adobe Photoshop është njëri nga programet më te përhapura në botë dhe përdoret nga profesionistët, amatorët dhe fillestarët.

Adobe Photoshop

dhe
Figura 1: Adobe Photoshop CS3 në Mac OS X. Mund të dallohet Skënderbeu dhe flamuri shqiptar.
Figura 2: Adobe Photoshop për Windows pamje e mjeteve punuese nga ekrani.
ZhvilluesAdobe Systems
Versioni i fundit2022 (23.4.1) / 16 qershor,2022
Sistemi operativMac OS X, Microsoft Windows
Përdoret përRaster graphics editor
LicencaProprietary
Faqja zyrtarewww.adobe.com

Adobe Photoshop është një makineri veglash informatike, një punishte e ndarë në laboratorë të ndryshëm për përpunimin, transformimin, transportimin, regjistrimin e veglave grafike. Programi ka një pasqyrim të laboratorit të fotografisë, me disa funksione plotësuese vizuale që mundësojnë përpunimin e fotografisë me metoda më të zhvilluara në këtë lëmi. Me ndihmën e veglave të programit mundësohet përcjellja e të dhënave tek aparatet periferike si printeri ose kamera.

Lidhje të jashtme Redakto