Agnes Torres

subjekt i një studimi sociologjik mbi trans-seksualitetin

Agnes Torres ishte një grua transgjinore e cila mori pjesë në kërkimin shkencor të Harold Garfinkel në fund të viteve 60’, duke u bërë në këtë mënyrë pjesë e një diskutimi të thellë mbi identitetin transgjinor në sociologji.

Fillimet në jetë Redakto

Agnes lindi në 1939 me tipare fizike mashkullore dhe iu paracaktua seksi mashkull në lindje, edhe pse identifikohej me gjininë e pëkundërt të seksit të saj. Kur Garfinkel e takoi atë, ajo kishte penis dhe testikuj të kombinuara me praninë e gjoksit të zhvilluar. Në moshën 17 vjeçare ajo nis të vishet si vajzë. Ajo dëshironte të realizonte kirurgjinë që do të eleminonte organin gjenital mashkullor duke e zëvendësuar me vaginën. Agnes ishte më e vogla ndër 4 fëmijët e familjes dhe kishte mbështetjen e mamasë së saj në lidhje me identitetin e saj gjinor. I ati i Agnes u largua nga jeta kur ajo ishte vetëm 8 vjeçare ndërsa mamaja duhet të punonte në vende të ndryshme për të mbajtur familjarët. Ajo u rrit në një familje katolike. Prej moshës 12 vjeçare Agnes nisi të marri pilula estrogjeni për të feminizuar trupin e saj. Në moshën 17 vjeçare ajo nisi të jetojë e identifikuar si vajzë. Ajo e realizoi ekzaminimin mjekësor në Portland, Oregon.