Albatrosi është një shpend shtegtar i familjes Diomedeidae. Albatrosi minimizon konsumin e energjisë duke përdorur teknika të veçanta fluturimi.Ky zog që 92% të jetës së tij e kalon në det ka një hapje krahësh 3.5 metra. Karakteristika më kryesore e albatrosit është stili i tij i fluturimit. Ai mund të fluturojë për orë të tëra pa i rrahur krahët. Për këtë ai shfrytëzon erën, duke i vendosur krahët në pozicion të përshtatshëm.

Albatrosi
Phoebastria albatrus
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Diomedeidae

G.R. Gray, 1840
Genera

Diomedea
Thalassarche
Phoebastria
Phoebetria

Shtrirja globale (ngjyra e kaltër)

Duhet shumë energji për të mbajtur hapur vazhdimisht krahët me shtrirje 3.5 metra. Albatrosi mund të rrijë në këtë pozicion me orë të tëra. Kjo bëhet e mundur nga një sistem anatomik i veçantë që i është dhënë atij që në momentin e lindjes. Gjatë fluturimit, krahët e albatrosit bllokohen dhe qëndrojnë të shtrira horizontalisht, prandaj ai nuk ka nevojë të përdorë forcën e muskujve për t’i mbajtur ato të hapura. Kjo e ndihmon atë shumë gjatë fluturimit për kursimin e energjisë. Albatrosi nuk harxhon energji, sepse ai nuk i rreh krahët dhe nuk i mban hapur me forcën e muskujve. Fluturimi me orë të tëra, duke përdorur energjinë e erës, siguron për albatrosin avantazh tepër të madh. P.sh. trupi 10 kg i albatrosit humb vetëm 1% të peshës kur fluturon për 1000 km. Kjo është një humbje jashtëzakonisht e ulët. Njeriu ka ndërtuar aeroplanë pa motorë që përdorin teknikën e habitshme të albatrosit.

Ndërtimi dhe mënyra e fluturimit Redakto

Albatrosët i perkasin grupeve te zogjëve të mëdhenjë. Sqepi është i madh, i fortë dhe i mprehtë. Sqepi është i përbëre prej disa tubave, që i mundësojnë albatroseve të nuhasin, që është veti e rrallë tek shpezët.

Krahët e albatrosëve të mëdhenjë janë me të gjatët prej grupit te shpezëve, duke tejkaluar 340 cm, madhësi e cila ndryshon në varesi të llojit të albatrosit. Albatrosët kalojnë distanca shumë të gjata, duke përdorur teknika të shpezëve krahë-gjatë. Përdorin rryma të erës, e ngjajshme me aeroplanët rrëshqites (gliding). Në këtë menyrë, për çdo metër që humbin në lartësi, ata fluturojnë 22 metra përpara. Kjo mënyrë mundëson që albatrosët të ruajnë energjinë e tyre në fluturime të gjata. Zakonisht energjinë më të madhe e humbin gjatë nisjes.

 
Nisja është pjesa më e vështirë për albatrosët