Albert Bunjaku (lindur më 29 nëntor 1983) është një futbollistë kosovaro-zviceran i cili luan me klubin gjerman 1. FC Kaiserslautern në 2.Bundesliga dhe në kombëtares kosovare se futbollit. Gjatë viteve 2009–2010, ai ka qënë lojtar i kombëtares zvicerane se futbollit, duke e përfaqsuar atë në Kupën e Botës 2010 [1].

Albert Bunjaku

Bunjaku në stërvitje me 1. FC Nürnberg në 2010.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAlbert Bunjaku
Datëlindja (1983-11-29) 29 nëntor 1983 (40 vjeç)
VendlindjaGjilan, RSF Jugosllavi
(tani Kosova)
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
1. FC Kaiserslautern
Numri10
Karriera me të rinjtë
1996–1998FC Schlieren
1998–2000Grasshopper Club Zürich
2000–2003SC Young Fellows Juventus
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2005FC Schaffhausen39(3)
2006SC Paderborn 0710(1)
2006–2009FC Rot-Weiß Erfurt74(34)
2009–20121. FC Nürnberg55(14)
2012–1. FC Kaiserslautern30(13)
Karriera ndërkombëtare
2004–2006Zvicra U–2115(7)
2009–2010Zvicra6(0)
2014–Kosova3(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 25 maj 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 25 maj 2014

Biografia Redakto

Albert Bunjaku në moshën tetëvjeçare, së bashku me nënën dhe dy vëllezërit e tij shkoi në Zvicër, ku i punonte i ati. Bunjaku karrierën e tij profesioniste e filloi në FC FC Schaffhausen në Challenge League në Ligën e Dytë të Zvicrës. Në stinorin 2003/2004, ai arriti të ngrihet në Ligën e Parë me këtë skuadër. Gjatë 18 muajve në vijim zhvilloi 39 ndeshje në Ligën e Parë të Zvicrës.

Në janar të vitit 2006, Bunjaku, 23 vjeç, merr hapin e guximshëm për të shkuar në Gjermani. Ai nga Schaffhausen kalon në radhët e SC Paderborn në Bundesligën e dytë gjermane. Por, angazhimi i tij në këtë skuadër zgjati vetëm gjashtë muaj. Ai nuk arriti depërtimin nën drejtimin e trajnerit të atëhershëm, Jos Luhukay.

Më 14 nëntor të këtij viti, Bunjaku debutoi në përfaqësuesen e Zvicrës, në ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë. Në minutën e 46-të ai e zëvendësoi Eren Derdiyokun dhe pati një paraqitje mjaft të mirë.

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Hitzfeld: "Bunjaku ist ein Thema"" (në gjermanisht). Sportal.ch. 5 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2020. Marrë më 17 qershor 2012.