Alexandra Marinina

shkrimtare ruse për histori investigative

Alexandra Marinina (lindur në 16 korrik 1957; emri i vërtetë Marina Anatolyevna) është një shkrimtare e mirënjohur ruse për histori investigative.

Alexandra Marinina në 2010

Biografia Redakto

Marinina lindi në Lviv, Ukrainë në një familje avokatësh. Ajo ka jetuar në Leningrad deri në 1971 por më pas u shpërngul në Moskë dhe jeton atje që prej shpërnguljes. Ajo është diplomuar për drejtësi nga Universiteti shtetëror i Moskës në 1979.

Nga 1979 deri në 1998 ajo punoi në qendra edukuese të Ministrisë së Brendshme në Rusi. Atje ajo studioi personalitetet e ndryshme të kriminelëve me anomali mendore si dhe kriminelëve që kishin kryer krime të ndryshme, duke fituar një diplomë masteri në 1986. Më pas ajo dha dorëheqjen nga sistemi policor në shkurt 1998 për tiu dedikuar shkrimit. Përpara dorëheqjes ajo kishte marrë një gradë të lartë në polici.[1]

Referime Redakto

  1. ^ Baraban, Elena (2005-01-01). "A Little Nostalgia: The Detective Novels of Alexandra Marinina". International Fiction Review (në anglisht). 32 (1). ISSN 1911-186X.