Alfred Gega ka lindur në 29.03.1971 në Pojan të Korçës. Ai i ka kryer studimet universitare në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Mjekësisë, në degën Mjekësi e Përgjithshme në vitet 1989 – 1994.

Alfred Gega

Më pas është specializuar si Mjek Kirurg Ortoped- Traumatolog dhe prej vitit 1996 punon pranë Spitalit Universitar të Traumës në këtë specialitet. Përveç angazhimit professional, Alfred Gega është angazhuar edhe në jetë politke me fillimin e Lëvizjes Studentore të vitit 1990 e në vazhdim. Në vitin 2005 Alfred Gega u zgjodh deputet i Partisë Republikane në Kuvendin e Shqipërisë. Me përfundimin e mandatit të deputetit, Alfred Gega u rikthye të shërbejë në Spitalin Universitar të Traumës, kësaj here jo vetëm si Mjek Kirurg Ortoped- Traumatolog, por edhe si drejtues.

Për periudhën 2009 – 2013, ka qenë edhe Nëndrejtor i Përgjithshëm për Mjekimin pranë këtij Spitali. Alfred Gega është i angazhuar edhe në jetë akademike, aktualisht është pedagog i jashtëm i Lëndës së Ortopedisë pranë Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Mjekësisë, në degën Mjekësi e Përgjithshme.

Alfred Gega është i martuar dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.