Ali Banat
Ali Banat (28 nëntor 1985 - 29 maj 2018) ishte biznesmenë australian me prejardhje palestineze, më vonë një filantropist humanitar. Ai u bë i njohur pas një videoje në Youtube ku e quan kancerin si dhuratë prej Allahut.[1]
Biografia Redakto
Ali Banat u rrit në Australi në një jetë luksoze dhe të pasur. Pasi u diagnozua me kancer në vitin 2015, ai vendosi të shpenzoj gjithë pasurinë e tij për bamirësi. Ali krijoi një projekt e quajtur MATW (Anglisht: Muslim Around The World) në tetor 2015 me qëllim që t'ju ndihmoj të varfërve në Togo, por u përhap edhe në vende tjera afrikane si Burkina Faso, Gana dhe Benini. Ai erdhi për të ndihmuar njerëzit në nevojë në fshatra, duke përfshirë ndërtimin e puseve të ujit, objekteve arsimore, zhvillimit të komunitetit dhe projekteve për krijimin e të ardhurave, ndihmës ushqimore, përveç ndërtimit të shkollave, jetimoreve, mjediseve për gratë e ve dhe fëmijëve të tyre dhe në ndërtimin dhe riparimin e xhamive.
Vdekja Redakto
Banat vdiq tri vite pasi u diagnozua me kancer, edhe pse doktorët i thanë se kishte 7 muaj jetë. Ai vdiq në mëngjesin e 29 maj 2018 në Sydney, Australi. Namazi i xhenazes u fal në xhaminë Lakemba pas namazit të drekës më 30 maj.[2] Ai la një video mesazh lamtumirëse pak para vdekjes së tij.[3]
Organizata e Banatit MATW Project ende vazhdon me bamirësin e tyre edhe pas vdekjes së tij.
Referime Redakto
- ^ "Milioneri i ndjerë i cili la gjithçka për bamërsi". 7 qershor 2018. Marrë më 31 tetor 2018.
- ^ "Banat's funeral prayer will be held at Lakemba mosque" (në anglisht). MATW Project.
- ^ Mesazhi final që Ali Banat deshi të shihet nga ne pas vdekjes së tij!