Aliriza Loga (17 mars 1947, Livadhia, Strugë - 18 dhjetor 2000, Strugë) ka qenë një politikan shqiptar, ish-deputet në Kuvendin e Maqedonisë . [1]

Biografia Redakto

Loga ka lindur më 17 mars 1947 në fshatin Livadh të Strugës . Është diplomuar në Fakultetin Shkencë-Matematikë, grupi Kimi. Nga viti 1973 deri në vitin 1981 ka punuar si profesor i kimisë në shkollën e mesme në Strugë . Loga ishte një nga anëtarët e parë dhe themelues i Partisë për Prosperitet Demokratik . Me shkëputjen nga Partia për Prosperitet Demokratik u bë anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve, në të cilën ishte edhe anëtar i Kryesisë së Partisë. [2] Nga viti 1991 deri në vitin 1996 ka qenë drejtor i shkollës fillore “Naim Frashëri” në fshatin Dellogozhd . Nga viti 1998 ishte deputet në Kuvendin e Maqedonisë dhe kryetar i Komisionit për Arsim dhe Shkencë. Vdiq më 18 dhjetor 2000Strugë . [3]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ MEMBERS OF PARLIAMENT -ALIRIZA LOGA
  2. ^ "KRIZA U NAJVECU PARTIJU ALBANACA U MAKEDONIJI". Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2019. Marrë më 27 gusht 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ СТЕНОГРАFСКИ БЕЛЕШКИ ОД 59-ТА СЕДНИЦА НА СОБРАНИЕТО НА РЕПУБЛИКА МАКЕДОНИЈА ОДРЖАНА НА 18 ДЕКЕМВРИ 2000 ГОД.