Ameba jeton në ujërat tokësore, në këneta, në kanale, në ujëra të amullta. Ajo është përshtatur aq mirë me këtë mjedis, saqë po të futet në ujin e detit, ngordh menjëherë.

Ameba

Ameba e zakonshme nuk ka formë të caktuar. Në çdo moment në pjesët e ndryshme të trupit të saj dalin zgjatime të protoplazmës, të cilat quhen pseudopode (këmbë të rreme), që formohen nga protoplazma. Ameba lëviz me anë të këtyre këmbëve. Ndërkohë që disa këmbë zhduken, të tjerat krijohen vazhdimisht dhe kështu ameba zvarritet shumë ngadalë.

Ndërtimi Redakto

Trupi i amebës së zakonshme përbëhet nga një qelizë e vetme. Është në formë të një mase protoplazmatike, në brendi të së cilës ndodhen bërthama me formë të rrumbullakët, vakuola ekskretuese (tajitëse) dhe vakuola e tretjes.

Ameba merr frymë, është e ndjeshme dhe shumohet. Në ujërat e amullta ndodhen me shumicë alga njëqelizore dhe baktere, të cilat njëherazi përbëjnë ushqimin e amebës. Gjahun ajo e kap në fillim me anë të pseudopodeve e pastaj e fut brenda në protoplazëm. Më vonë përreth algës ose bakterit të futur brenda grumbullohet një lëng tretës. Në këtë mënyrë formohet vakuola e tretjes, ku tretet ushqimi dhe thithet nga protoplazma. Mbeturinat e patretura që paraqesin lëndë të panevojshme grumbullohen në vakuolën e taitjes. Kjo vakuolë kohë pas kohe tkurret, duke nxjerrë jashtë ujin së bashku me lëndët e panevojshme. Frymëmarrjen ameba e bën me tërë sipërfaqen e trupit. Për të vërtetuar bëjmë këtë provë: po të hedhim pak kripë në pikën e ujit, ku ndodhet ameba, kur kripa shpërndahet në gjithë ujin, do të vërejmë se ameba do të mbledhë, shkallë-shkallë, pseudopodet e do të bëhet në formë topthi.

Shumimi Redakto

Ameba shumohet me anë të ndarjes direkte binare sepse i takon tipit qelizor eukariot. Në fillim trupi i amebës zgjatet, pastaj ndahet bërthama në dy pjesë dhe në fund ndahet edhe protoplazma. Kështu nga një ameba bëhen dy ameba bija.

Cisti Redakto

Në qoftë se keqësohen kushtet e jetesës në ambientin ku jeton ameba, ajo merr formë të rrumbullakët dhe mbështillet me një mbështjellës që quhet cist (kist). Në këtë gjendje ajo qëndron derisa të përmirësohen kushtet për jetesë. Kur krijohen kushtet e volitshme, ameba del nga cisti dhe vazhdon jetën.

Ameba e dizenterisë Redakto

 
Ameba e dizenterisë

Disa lloje të amebave jetojnë në zorrët e njeriut dhe të kafshëve. Do të përmendim amebën e dizenterisë. Ameba e dizenterisë i përngjan amebës së zakonshme, por është më e vogël. Mirëpo kjo amebë është shumë e rrezikshme dhe shkakton sëmundjen e rëndë - dizenterinë, e cila manifestohet me jashtëqitje të shpeshta me gjakderdhje. Njeriu infektohet duke përdorur ushqimin, në të cilën ka ciste të kësaj ameba, ose duke pirë ujë nga burimet e pakontrolluara.

Mbrojtja nga ameba e dizenterisë Redakto

Veçanërisht duhet të kemi kujdes në pastrimin e duarve, të perimeve, të pemëve etj. Në rast se paraqitet kjo epidemi, patjetër duhet të vlohet uji i pijshëm dhe të merren masa të tjera mbrojtëse.