André Strohl (20 mars 1887 – 10 mars 1977) ishte fiziologë francezë. Ai kujtohet për rolin e tij në diagnozën e sindromës Guillain-Barré (nganjëherë quhet sindroma Guillain–Barré–Strohl), një formë e paralizës arefleksike e cila shfaq numërimin normal të qelizave, por me një rritje jonormale të proteinës së lëngjeve kurrizore. Sindroma u quajt pas dy neurologëve francezë; Georges Guillain dhe Jean Alexandre Barré.

André Strohl in 1928
André Strohl in 1928

Në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore, Strohl shërbeu në Qendrën e Neurologjisë të Ushtrisë së Gjashtë Franceze me Guillain dhe Barré. Të tre doktorët vërejtën dy ushtarë, që ishin duke vuajtur nga dobësia e muskulit dhe dhimbjes së bashku me parestesia,[1] kishte një sasi të papritur të prodhimit të proteinave të lëngjeve kurrizore.[2] Strohl është i kredituar për performimin e testeve të elektrofiziologjisë tek ushtarët. Përfundimisht, të dy pacientët ishin në gjendje të shërohen nga sëmundja e tyre. Në vitin 1916, Guillain, Barré dhe Strohl i raportuan gjetjet e tyre në një revistë mjekësore. Në vitin 1927, H. Draganesco dhe J. Claudion krijuan termin "sindromin Guillain-Barré", duke parë me sa duket kontributet e Strohl.[1]

Në vitin 1924 Strohl u bë profesor në mjekësine fiziologjike në Algjer, dhe dy vite më vonë fitoi njëtën pozitë në Universitetin e Parisit deri në vitin 1957.

Referimet Redakto

  1. ^ a b Guillain–Barré–Strohl syndrome at Who Named It
  2. ^ Guillain–Barré syndrome by Wilder D. Smith American Chemical Society, 2002, diseasesanddisorders.