Anemi makrocitike është makrocitike kur MCV është mbi 100. Anemia makrocitike njihet edhe si anemi megaloblastike. Shkaktohet nga ngadalësimi i eritropoezës si pasojë e mungesës të metabolitëve të nevojshëm për sintezën e acidit deoksiribonukleik:

Qelizat e gjakut janë të mëdha sepse këto janë qeliza që, për shkak të mungesës të DNA-së, s'i kanë bërë dot ndarjet mitotike. Citoplazma, sinteza e RNA-së dhe e proteinave është normale. Tipar tjetër është prania e neutrofileve me shumë segmente (angl: hypersegmented neutrophils). Prania e neutrofileve me shumë segmente (mbi 5, 6) është patognomonike.

Mungesa e vitaminës B12 Redakto

  1. Vitamina B12 është e nevojshme për funksionimin e 2 enzimave:
    • a. Njëra enzimë është metioninë sintetaza, e cila merr nje grup metil nga N5-metil-tetrahidrofolati dhe ia jep homocisteinës. Mungesa e aktivitetit të metioninë sintetazës bën që gjithë acidi folik të ngecet në formën e N5-metil-tetrahidrofolatit. Mungesa e N5,10-metilen-tetrahidrofolatit pengon sintezën e timidinës.
    • b. Enzima tjetër është metil-malonil-CoA-mutaza, e cila kthen metil-malonil-CoA-në në suksinil-CoA. Mungesa e aktivitetit të metil-malonil-CoA-mutazës shkakton grumbullim të acideve yndyrore jonormale, të cilat mendohet se shkaktojnë probleme të mielinës të nervave.
  2. Burimi dhe thithja e vitaminës B12:
    • a. Vitamina B12 gjendet në ushqimet me origjinë shtazore. Trupi i njeriut ka nevojë për 2 – 3 mg në ditë, dhe normalisht trupi ka rezerva që mund të zgjasin me vite.
    • b. Pepsina e stomakut e çliron vitaminën B12 nga proteinat me të cilat është e lidhur. Vitamina B12 pastaj lidhet me kobalofilinat e pështymës (angl:cobalophilin, R-binder).
    • c. Më pas, në duoden enzimat pankreatike çlirojnë vitaminën B12 nga kobalofilinat; në duoden vitamina B12 lidhet me faktorin intrinsik të prodhuar nga qelizat parietale të stomakut.
    • d. Kompleksi vitaminë B12 + faktor intrinsik pastaj arrin pjesën e fundit të ileumit. Atje ka receptorë të posaçëm për faktorin intrinsik, me anë të të cilëve bëhet i mundur kalimi i vitaminës B12 brenda qelizave intestinale.
  3. Shkaqet e mungesës të vitaminës B12 janë të parashikueshme nga më sipër.
    • a. Shkaku numër një i anemisë megaloblastike është anemia pernicioze; anemia pernicioze është sëmundje autoimune që shkaktohet nga goditja e qelizave parietale prej sistemit imun; karakterizohet nga anemia megaloblastike, aklorhidria, dhe gastriti atrofik.
    • b. Gastrektomia.
    • c. Mungesa e vitaminës B12 nga dieta.
    • d. Pamjaftueshmëria e pankreasit.
    • e. Sëmundjet e zorrëve, ileiti dhe operacionet kirurgjike me heqje të pjesës të fundit të ileumit.
    • f. Infeksioni nga trematodi Diphyllobothrium latum. Krimbi thith vitaminën B12 për nevojat e veta.
  4. Shenjat dhe simptomat: anemi megaloblastike dhe simptoma neurologjike (neuropati periferike, parestezi, ulje e propriocepsionit).
  5. Analizat laboratorike:
  6. Trajtimi: vitaminë B12.

Mungesa e acidit folik Redakto

  1. Anemia nga mungesa e acidit folik ngjan me aneminë nga mungesa e vitaminës B12, por ndryshe nga mungesa e vitaminës B12, mungesa e acidit folik nuk shkakton probleme neurologjike.
  2. Trupi i njeriut ka nevojë për 50–200 mg acid folik në ditë. Rezervat mjaftojnë për disa muaj.
  3. Pamjaftueshmëria e acidit folik është pasojë e dietës të keqe, e mosthithjes të ushqimeve nga zorra, e kërkesave të rritura të organizmit (p.sh., shtatzania), ose e përdorimit të inhibitorëve të dihidrofolat reduktazës.
  4. Shenjat dhe simptomat: anemi megaloblastike pa simptoma neurologjike.
  5. Analizat laboratorike: niveli i acidit metilamalonik është normal, kurse niveli i homocisteinës është i rritur.
  6. Trajtimi:
    • a. Acid folik. Ushqime të pasura me acid folik janë bimët e gjelbra si spinaqi, sallata jeshile, brokoli, etj.
    • b. Duhet të jesh i sigurt se nuk ka mungesë të vitaminës B12.