Horn piramidale

Hyrje Redakto

Antena bri[1] është njëra ndër antenat mikrovalente më të thjeshta dhe me sa duket më së shumti të përdorura (Horn Antennas).

Ato së pari u përdoren në fund te vitit 1800, edhe pse të lëna pas dore ne fund te vitit 1900 ato filluan të përdoren përsëri, në fund te vitit 1930 nga interesimi i madh i tyre përdorimi i tyre u zhvillua gjate Luftës se Dytë Botërore. Horn gjerësisht përdoret si mekanizëm detektues për ndjekjen e satelitëve dhe si mekanizëm komunikues i instalimeve nëpër botë.

Përveç përdorimit të tyre si mekanizma për reflektor(pasqyra) dhe thjerrëza ato shërbejnë si një standard universal për gradim dhe përforcojnë matjen e antenave të tjera.

Përdorimi i madh i tyre rrjedh nga konstrukti i tyre i thjeshtë, ngacmimi i tyre i lehtë, gjithanshmëria ose dobia e madhe dhe efikasiteti i përgjithshëm.

Horn elektromagnetike mund te ketë forma të ndryshme, ka një konstrukt të thjeshtë.Përbëhet nga një tub(gyp) i zbrazët me seksione të kundërta ku njëra pjesë hapet nga jashtë.

Tipi,drejtimi dhe madhësia e zgjerimit ka një efekt kyq në efektshmerinë e elementit si radiator(rrezatues). [2]

E-plan sektori bri Redakto

 

Është një bri i hapur i ndezur ne drejtim te fushës elektrike E.

Horn mund te trajtohet si një antenë e hapur,për të zhvilluar një ekuivalent të saktë të tij është e nevojshme që komponentët tangjenciale të fushës elektrike edhe magnetike të jenë të njohura.

Fusha në hapje e bririt mund të gjendet duke e trajtur si një bri radial,fushat brenda horn mund të shprehen me termat cilindrik TE dhe TM si dhe funksionet e valëve të cilat i përfshijnë funksionet Hankel.

Rrezatimi i fushave nga horn gjendet nga komponentët tangjenciale të fushave elektrike dhe magnetike në një sipërfaqe të mbyllur.

Direktivi është një nga parametrat që është përdorur shpesh si një figurë për të përshkruar punën e një antene.

H-plan sektori bri Redakto

H-plan sektori bri formohet kur dimensionet drejtkëndëshe në drejtim të fushës magnetike të jenë konstante.

Procedura e analizës për këtë bri është e ngjashme me atë të fushës elektrike, fusha në hapje të bririt mund të gjendet duke e trajtuar si një bri radial rrezatimi i fushave mund te gjendet ne bazë te densitetit Js dhe Ms. Direktiviteti i këtij plani spektra është poashtu i ngjashëm me E-plan sektorin e antenës bri.

Bri piramidat Redakto

Brirët më të përdorura janë ato qe shkojnë në dy drejtime. Ajo është referuar si një bri piramidale dhe karakteristikat e saj të rrezatimit janë thelb i një kombinimi të fushës elektrike dhe magnetike të plan sektorëve.

Fushat e hapura, ekuivalente dhe rrezatuese janë lehtësim i analizave dhe modelimeve të cilat kryhen në bazë të eksperimenteve.

Bri piramida është e përdorur si një standard për të bëre matjet e fituara të antenave të tjera dhe si e tillë ajo është quajtur shpesh si një bri standard.

Brinjët konike Redakto

Një tjetër shumë praktike për mikrovalët janë edhe brinjët konike.

Moduli brenda brinjëve konike është gjetur duke përdorur një sistem te koordinatave sferike te cilat janë në drejtim të funksioneve sferike Basel dhe polinomit te Lazhandrit.

Brinjët e valëzuara Redakto

Në theks te veçantë është vendosur hulumtimi i antenave bri në vitin 1960 që u inspirua nga nevoja për të zvogëluar efikasitetin e shpërthimeve dhe humbjet e polarizimit duke përdorur radio astronomike dhe komunikimin satelitor.

Difraksionet në skaje të aparatures në H-plan janë minimale, rrudhosjet janë të vendosura mbi muret e planit. Rrudhat mund të vendosen edhe në një bri konik të valëzuar dhe në një bri skalar.

Konceptet e projektimit në brinjët piramidale të valëzuara mund të zgjerohen për të përfshirë brinjët konike të valëzuara.

Shiko gjithashtu Redakto

Referimet Redakto

  1. ^ Constantine A Balanis -Antenna Theory Analysis and Design -Third edition
  2. ^ http://en.wikipedia.org/wiki/File:Schwarzbeck_BBHA_9120_D.jpg