Shtëpia e Sekreteve (titulli origjinal: The House of Anubis)[a] është një serial televiziv i misterit i prodhuar nga Nickelodeon, Studio 100, dhe Lime Pictures. Ai është i bazuar mbi serialin holandezo-belg Het Huis Anubis, të krijuar nga Hans Bourton dhe Gert Verhulst.

Shtëpia e Sekreteve
The House of Anubis
GjiniaTeen drama
Mister
Krijuar ngaHans Bourlon
Gert Verhulst
Shkruar ngaDiane Whitley
Bede Blake
Neil Jones
Nathan Cockerill
James Whitehouse
Hannah George
Paul Gerstenberger
Alison Greenaway
Jodi Reynolds
Davey Moore
Tim Compton
Regjia ngaAngelo Abela
Peter Fearon
Graeme Harper
Tessa Hoffe
Tim Hopewell
Tom Poole
Tracey Rooney
Gill Wilkinson
LuajnëNathalia Ramos
Brad Kavanagh
Jade Ramsey
Ana Mulvoy-Ten
Bobby Lockwood
Tasie Lawrence
Eugene Simon
Alex Sawyer
Klariza Clayton
Burkely Duffield
Louisa Connolly-Burnham
Alexandra Shipp
KompozitorëtRob Cairnes
Tomy Morales
ShtetiShtetet e Bashkuara të Amerikës
Mbretëria e Bashkuar
Belgjika
Gjuha në prodhimin origjinalAnglisht
Nr. i sezoneve3+
Nr. i episodeve190+ (1 film 90 minuta)
Prodhimi
Prodhuesit kryesorAnja Van Mensel
Tony Wood
ProdhuesitSusie Liggat (sezoni 1)
Edward Pugh (sezoni 2)
Lucy Martin (sezoni 3)
Angelo Abela (sezoni 3)
Kohëzgjatja23 minuta (episod normal)
46 minuta (episod i përbërë)
90 minuta (film)
Kompanitë e prodhimitStudio 100
Lime Pictures
Nickelodeon Productions
Transmetimi
Formati i pikturës1080i (HDTV)
480i (SDTV)
Transmetimi i parë1 Janar 2011
Kronologjia
Shfaqje të ngjashmeHet Huis Anubis
Das Haus Anubis
Lidhje të jashtme
Faqja e rrjetit

Përmbajtja Redakto

Në sezonin e parë, një nxënëse e re e quajtur Nina vjen sapo një nxënëse tjetër e quajtur Xhoi zhduket. Shoqja e ngushtë e Xhoit, Patrisia, mendon se Nina e ka fajin për zhdukjen e Xhoit dhe e detyron atë që të ngjitet në papafingo. Nina bën një zbulim shumë sekret në papfingo, një ditar të Sara Frobisher-Smaithit. Sara është një grua e moshuar dhe ajo mendon se Nina është e përzgjedhura, prandaj i jep një medalion. Nina dhe shokët e saj të grupit "SIBUNA", Fabiani dhe Amberi, duhet të fshehin Kupën e Ankh-ut. Në sezonin e dytë, nxënësit kthehen përsëri në shtëpinë Anubis. Nina gjen një shtëpi kukullash dhe vendos që Kupën e Ankh-ut ta fshehë në një vend më të mirë. Por sapo ajo prek kupën, një shpirt i quajtur Senkhara shfaqet dhe kërkon nga Nina që të gjejë Maskën e Anubisit, ndryshe ajo do vdesë. Nëpërmjet shtëpisë së kukullave, ajo dhe grupi SIBUNA do të futen poshtë shtëpisë për të kërkuar Maskën. Ndërkohë, në vend të Trudit ka erdhur një kujdestare e re që quhet Vera Devenish. Ajo po punon për Rufus Zenon, i cili është ende gjallë pas vdekjes së tij false. Në sezonin e tretë, në shtëpinë Anubis vijnë dy nxënëse të reja: KT Rush dhe Willow Jenks. Gjithashtu vjen edhe një mësuese e re e quajtur Harriet Denby e cila fsheh një trup njeriu në shtëpinë e saj. Nina nuk do të jetë më. Denby, z.Suit dhe Viktori do të përpiqen që të ringjallin trupin e Robert Frobisher-Smaith. Pasi Roberti ringjallet, do të ketë shumë prova për SIBUNËN, sepse Roberti do që bota të sundohet nga një perëndi e quajtur Ammut.

Personazhet Redakto

Personazhet kryesore Redakto

Emri Aktori/ja Prezent në episodet Sezonat
Nina Martin Nathalia Ramos 1-150 1-2
Fabian Rutter Brad Kavanagh 1-191 1-3
Patricia Williamson Jade Ramsey 1-191 1-3
Amber Millington Ana Mulvoy Ten 1-160 1-3
Mick Campbell Bobby Lockwood 1-72, 141-150 1-2
Mara Jaffray Tasie Lawrence 1-191 1-3
Jerome Clarke Eugene Simon 1-191 1-2
Alfie Lewis Alex Sawyer 1-191 1-3
Joy Mercer Klariza Clayton 1, 29-32, 37, 47, 56-191 1-3
Eddie Miller Burkley Duffield 75-191 2-3
KT Rush Alexandra Shipp 151-191 3
Willow Jenks Louisa Connolly-Burnham 151–191 3

Personazhet e tjera Redakto

Emri Aktori/ja Prezent në episodet Sezonet
Victor Rodenmaar Jr. Francis Magee 1–191 1–3
Trudy Rehman Mina Anwar 1–191 1–3
Mrs. Daphne Andrews Julia Deakin 1–108 1–2
Mr. Eric Sweet Paul Antony-Barber 1–191 1–3
Rufus Zeno Roger Barclay 12–60, 129–150 1–2[1]
Sarah Frobisher-Smythe Rita Davies 3–45, 60 1
Jason Winkler Jack Donnelly 5–60 1
Sergeant Roebuck Nicholas Bailey 8–60 1
Ade Rutter Simon Chandler 11–33 1
Esther Robinson Catherine Bailey 15–60 1
Frederick Mercer Michael Lumsden 18–60 1
Nurse Delia Sheri-An Davis 18–60 1
Mr. Campbell Stephen Beckett 23 1
Mr. Lewis Cyril Nri 34–35 1
Mrs. Lewis Sarah Wood 34–35 1
Robbie James Gandhi 44–47 1
Poppy Clarke Frances Encell 61–150 2
Gran Gwyneth Powell 63–150 2
Senkhara Sophiya Haque 63–150 2
Gustav Ziestack Hugh Lee 63–150 2
Jasper Choudhary Sartaj Garewal 67–150 2
Vera Devenish Poppy Miller 73–149 2
Pete Roper, P.I. Colin Mace 73–80 2
John Clarke Philip Wright 25–150 2
Zoe Valentine Sarah Paul 110–150 2
Piper Williamson Nikita Ramsey 115–123, 186 2–3
Victor Rodenmaar Sr. Francis Magee 140–145 2
Caroline Denby Susy Kane 151–190 3
Harriet Denby Bryony Afferson 162–190 3
Robert Frobisher-Smythe John Sackville 171–190 3
Ben Reed Freddie Boath 177–180 3
Ammut Felicity Gilbert 189–190 3
Sophia Danae Claudia Jessie[2] 191 3
Dexter Lloyd Jake Davis[2] 191 3
Erin Blakewood Kae Alexander[2] 191 3
Cassie Tate Roxy Fitzgerald[2] 191 3

Episodet Redakto

Sezonet Episodet
num_seasons i parë 28 episode
num_seasons i dytë 45 episode
num_seasons i tretë 40 episode
Filmi 1: Anubis - Perëndia Ra 1 film

Lista e filmave të Anubis Redakto

Titulli
Anubis - Perëndia Ra

Anubis: Perëndia Ra (Filmi 1) Redakto

Anubis: Perëndia Ra - është filmi i parë i Anubisit. Titulli origjinal është The Touchstone of Ra. Është viti i fundit i nxënësve në shtëpinë Anubis dhe në shtëpi vijnë disa nxënës të rinj: Kejsi, Sofia, Dekster dhe Erin. Pas një udhëtimi që bëjnë në një muze, nxënësit duhet të përballen me një gur në formë piramide. Sofia del që është shërbëtorja e Ra-së dhe është e keqe. Ajo duhet të formojë piramidën e Ra-së, por Viktori dhe fëmijët e tjerë e ndalojnë. Viktori thotë se është fati i tij që ta ndalojë piramidën të ndërtohet. Sofia dështon ta rikthejë Ra-në dhe si dënim ngurtësohet nga Ra-ja. Ndërkohë, Edi humbet fuqitë e tij si Osirian duke shpëtuar të atin, ndërsa Viktori largohet përgjithmonë nga shtëpia Anubis. Në fund, fëmijët bëjnë një festë diplomimi. Duket se Mara dhe Fabiani janë lidhur së bashku.

Anubis Unlocked Redakto

Anubis Unlocked (Anubis i çkyçur) është një serial vazhdues mbi prapaskenat e serialit britanik Anubis. 10 episode janë bërë për sezonin e parë. Në këtë emision bëhen intervista me aktorët e serialit Anubis. Për sezonin e dytë nuk kishte një Anubis Unlocked. Por së shpejti do të dalë për sezonin e tretë.

Lajme të reja Redakto

Është shpallur nga rrjeti më i madh televiziv për fëmijë, Nickelodeon, se do të dalë një sezon i ri i serialit Anubis. Në 2014 pritet surpriza e sezonit të katërt të këtij seriali, por diçka që nuk do t'iu pëlqejë fansave është se do të mungojnë personazhet që ishin në fillim. Në këtë sezon do të vijnë nxënës të rinj në shtëpinë Anubis si: Kejsi, Dekster, Erni etj. E rëndësishme është që këta tre nxënës do të jenë pjesë e Sibuna.

Seriale të përafërta Redakto

Het Huis Anubis është seriali i parë Anubis që doli për herë të parë në Belgjikë. Das Haus Anubis është seriali i dytë Anubis që doli për herë të parë në Gjermani. House of Anubis është seriali i tretë Anubis që doli për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar. House of Anubis është seriali i Anubis më i përhapur në të gjithë botën, në vende si: Shqipëria, Italia, Spanja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Portugalia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar etj.

Seriali në gjuhën shqipe Redakto

Seriali transmetohet çdo ditë në gjuhën shqipe në kanalin "Tip TV" për adoleshentë, i cili gjendet në platformën Tring Digital. Në shqip seriali thirret Shtëpia e Sekreteve.

Shënime Redakto

  1. ^ Përkthimi në shqip: Shtëpia e Anubisit

Referime Redakto

  1. ^ Twitter / RogerBarclay: @RhysWalker23 I won't be back. Twitter.com. Retrieved on 24 March 2013.
  2. ^ a b c d "Nickelodeon announces House of Anubis special "Touchstone of Ra"". Press release. 21 May 2013. http://www.vimn.com/press/nickelodeon/press-releases/nickelodeon-announces-house-of-anubis-special-touchstone-of-ra. Retrieved 2013-08-21.