Anxhelo Koçi është muzikant, tekstshkrues dhe këngëtar shqiptar.

Emri Anxhelo
Mbiemri Koçi
Lindur më 25 Dhjetor 1992
Lindur në Athinë
Profesioni Muzikant

Tekstshkrues

Këngëtar

Sinopsi Redakto

Anxhelo Koçi u lind më 25 dhjetor 1992, në Greqi, Athinë. Anxhelo ka marrë pjesë në disa kompeticione muzikore, ku është vlerësuar edhe me çmime.

Fëmijëria dhe studimet Redakto

Fëmijërinë e ka kaluar në Tiranë, Shqipëri. Po ashtu edhe vitet e adoleshencës i ka kaluar në Tiranë, ku jeton aktualisht. Anxhelo Koçi ka studiuar tek Akademia e Arteve për Piano.

Karriera Redakto

Kur ishte adoleshent, Anxhelo ka marrë pjesë në një konkurs prestigjoz për të rinj siç ishte “Star Academy”. Aty ai tregoi sesa i talentuar ishte në kërcim dhe në muzikë. Anxhelo doli nga ky kompeticion, duke fituar çmimin e parë si dhe u vlerësua me performancën më të mirë. Në moshën 17-vjeçare ai mori pjesë në një nga festivalet më të mëdha televizive shqiptare në festivalin “Kënga Magjike”. Anxhelo aty u përfaqësua me knëgën e titulluar “Si Melodi”, një bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar Big Basta. Ato u vlerësuan në festival me çmimin kënga më e mirë “Hip Hop and R&B”. Në moshën 19 vjeçare ai mori pjesë në një tjetër festival të rëndësishëm. Anxhelo konkuroi në festivalin “Top Fest” dhe kënga me të cilën perfomoi titullohej “Fame”. Në këtë kompeticioni, sërish Anxhelo u vlerësua me çmimin "Best Hip-Hop & R & B".

Diskografia Redakto

Në moshën 21 vjeç, Anxhelo bëri këngën e tij të parë të quajtur "Bëhu e imja", këngë të cilën e kompozoi vetë. Ai filloi gjithashtu të shkruante tekstet në moshën 22 vjeçare, ndërkohë që thotë se të qenit në një studio muzikore i dha atij frymëzim për të bërë më shumë, pasi filloi të shkruante edhe tekste muzikore. Në karrierën e tij deri më tani ai ka pasur rastin të bëjë katër bashkëpunime, ku të katër këto bashkëpunimet kanë rezultuar të jenë të suksesshme. Shtëpia e tij diskografike “Headline Records” u hap për herë të parë në 2015.

Hobe dhe pasione Redakto

Ai thotë se pasionin për muzikën e ka pasur që kur ka lindur, por në moshën 13-vjeçare ai filloi duke dëgjuar idhujt e tij të muzikës si Michele Jackson, Chris Brown, Tray Songz, dhe Usher. Kur ishte vetëm 7 vjeç, Anxhelo ishte pjesë e një ekipi futbolli, i cili më vonë u bë dhe një prej hobeve të tij. Ai gjithashtu pëlqen të udhëtojë, ndërkohë që i pëlqen të mësojë dhe të frymzohet nga ajo që bota ka për të ofruar. Këngët e preferuar të Anxhelos quhen "You are not alone", nga Michael Jackson. Gjithashtu ai ka pasion muzikën R & B.

Lidhje të jashtme Redakto

Profili zyrtar ne Instgram
Profili zyrtar ne Facebook
Kanali ne YouTube


Referime Redakto