Arthur "Art" Clokey (12 tetor 1921 - 8 janar 2010) ishte nismëtar në popullarizimin e animimit (stop motion, clay animation), duke filluar në vitin 1955 me një film eksperimentues të quajtur Gumbasia, i ndikuar nga profesori i tij, Slavko Vorkapich, në Universitetin e Kalifornisë Jugore [1][2] .

Art Clokey
U lind në
Arthur Charles Farrington

12 tetor 1921
Vdiq8 janar 2010
ProfesioniAnimator
Vite aktiviteti1955–1995
Njohur përCreator of Gumby

Nga projekti Gumbasia, Art Clokey dhe gruaja e tij Ruth shpikën Gumby. Që atëherë Gumby dhe kali i tij Pokey kanë qenë një prezencë e njohur në televizion, shfaquja e disa serive në fillim me Howdy Doody Show dhe më vonë The Adventures of Gumby. Personazhet gëzuan një rinovim të interesit në vitet 1980, kur aktori dhe komediani amerikan Eddie Murphy humorizoj Gumby në një skeç nëSaturday Night Live . Në vitet 1990 Gumby: The Movie u lëshua, duke shkaktuar interes edhe më shumë.

Prodhimi i dytë i Clokey më i famshëm është dyshja e Davey and Goliath, financuar nga Kisha Luterane në Amerikë [3].

Biografia Redakto

Gumbasia, një ndër filmat e parë të animuar nga Art Clokey

Clokey ka lindur Arthur Charles FarringtonDetroit, Michigan. Kur ai ishte nëntë vjeç, prindërit e tij u shkurorëzuan dhe ai qëndroi me babain e tij, Charles Farrington. Pasi babai i tij vdiq në një aksident me makinë, ai shkoi për të jetuar me nënën e tij në Kaliforni, por njerku i tij nuk kishte asnjë interes në rritjen e djalit të dikujt tjetër, dhe kështu Arthur u dërgua në një jetimore. Kur ai ishte 12, ai u birësua nga Joseph W. Clokey, një kompozitor i muzikës klasike dhe organist i cili mësoi muzikë në Pomona CollegeClaremont, Kaliforni. Ai e arsimoi Arthurin në pikturë, vizatim, dhe në bërjen e filmit, ndërsa po ashtu duke marrë atë në udhëtimet në Kanada dhe Meksikë. Mjedisi estetik më vonë u bë shtëpia e karakterit më të famshëm të Clokey-së, Gumby, (emri i të cilit buron nga përvojat e tij e fëmijërisë gjatë vizitave të verës në fermën e gjyshit të tij, ku atij i pëlqeu duke luajtur me balte dhe përzierje balte të quajtur "gumbo" [4].

Burimi Redakto

  1. ^ Tim Lawson; Alisa Persons, red. (2004). The magic behind the voices (në anglisht). University Press of Mississippi. fq. 120. ISBN 9781578066964.
  2. ^ TV personalities: biographical sketch book: Volume 3. St. Louis, Mo. : TV Personalities. 1957. OCLC 2470684. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Who Are Davey and Goliath?". Daveyandgoliath.org. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2012. Marrë më 2011-10-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Louis Kaplan, Scott Michaelsen, Art Clokey, red. (1986). Gumby: the authorized biography of the world's favorite clayboy. Harmony Books. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e redaktorëve (lidhja)

Lidhje të jashtme Redakto