Asier Illarramendi

futbollist spanjoll

Asier Illarramendi "Illarra" Andonegi (lindur më 8 mars 1990) është një futbollist spanjoll i cili luan me klubin spanjoll Real MadridLa Liga si mefushor mbrojtës.

Asier Illarramendi

Illarramendi në 2016
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAsier Illarramendi Andonegi
Datëlindja (1990-03-08) 8 mars 1990 (34 vjeç)
VendlindjaMutriku, Spanjë
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniMefushor mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Madrid
Numri24
Karriera me të rinjtë
Real Sociedad
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008–2011Real Sociedad B93(7)
2010–2013Real Sociedad54(0)
2013–2015Real Madrid59(2)
2015–Real Sociedad111(10)
Karriera ndërkombëtare
2006–2007Spanja U1712(0)
2009Spanja U191(0)
2011–2013Spanja U2116(0)
2012Spanja U232(0)
2017–Spanja3(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 22 tetor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 14 nëntor 2017

Karriera me klube Redakto

Real Sociedad Redakto

Një produkt i sistemit të të rinjëve të klubit lokal Real Sociedad, Illarramendi ka lindur në Mutriku, Gipuzkoa, dhe shpenzoi shumicën e katër sezoneve të tij të parë duke luajtur me skuadrën B, duke kontribuar me 27 paraqitje dhe dy gola në sezonin 2009–10 me Baskët që u rikthyen në Segunda División B pas një viti. Më 19 qershor 2010, në ditën e fundit të Segunda División, me skuadrën e parë e cila kishte siguruar kalimin në La Liga si kampionë të Segunda División, Illarramendi bëri debutimin zyrtarë me skuadrën e parë në humbjen 4–1 jashtë fushe kundër Elche CF.[1][2]

Më 23 janar 2011, Illarramendi bëri debutimin e tij në divizionin më të lartë, në humbjen 1–2 kundër Villarreal CF.[3] Në muajin tjetër, ai luajti ndeshjen e parë si titullar në humbjen 4–1 jashtë fushe kundër RCD Espanyol.[4]

Illarramendi luajti 32 ndeshje në sezonin 2012–13, me Real Sociedad që e përfundoi sezonin në vendin e katër duke u kualifikuar për në Ligën e Kampioneve për herë të parë pas dhjetë vitesh.[5]

Real Madrid Redakto

 
Illarramendi në vitin 2013.

Më 12 korrik 2014, Illarramendi firmosi një kontratë gjashtë-vjeçare me gjigandët e Real Madrid për shumën e 32.2 milion ,[6] duke u bërë lojtari spanjoll më i shtrenjtë i blerë nga Los Blancos.[7] Ai bëri debutimin e tij zyrtar me klubin më 14 shtator duke startuar në barazimin 2–2 jashtë fushe kundër Villarreal CF,[8] dhe shënoi golin e parë me klubin më 18 dhjetor në fitoren 2–0 në shtëpi kundër CD Olímpic de Xàtiva për ndeshjen e Copa del Rey (gjithashtu 2–0 rezultati i përgjithshëm).[9]

Illarramendi shënoi golin e parë në ligë me Los Blancos më 22 shkurt 2014 në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Elches, ku ai shënoi pas një gjuajtje nga distanca.[10] Goli i tij i dytë erdhi më 5 prill, me të i cili shënoi golin e parë në minutën e 44 duke kontribuar në suksesin 4–0 jashtë fushe kundër ish skuadrës së tij Real Sociedad.[11] Ai e mbylli sezonin e parë me Real Madrid 49 paraqitje në të gjitha kompedicionet dhe tre gola.

Karriera ndërkombëtare Redakto

 
Illarramendi në aksion me kombëtaren U–21.

Illarramendi ndihmoi kombëtaren U–17 për të arritur në finalen e 2007 Kupës së Botës U–21, duke luajtur në të gjitha ndeshjet përveç njërës. Ai humbi një nga penalltitë e skuadrës në finale, gjë që e lejoi Nigerinë të ngrinte trofeun.[12]

Illarramendi ka luajtur 16 ndeshje me kombëtaren U–21 gjatë dy viteve. Ai e ka përfaqsuar atë në 2013 Kampionatin Europian U–21Izrael, duke qënë lojtar titullar me kombëtaren që fitoi kompedicionin kurse ai u shpall në formacionin më të mirë.[13]

Statistikat e karrierës Redakto

Klube Redakto

Redaktuar më 12 gusht 2014[14][15]
Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër1 Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Real Sociedad 2009–10 1 0 0 0 1 0
2010–11 3 0 0 0 3 0
2011–12 18 0 0 0 18 0
2012–13 32 0 2 0 34 0
Total 54 0 2 0 56 0
Real Madrid 2013–14 29 2 9 1 11 0 0 0 49 3
2014–15 0 0 0 0 0 0 1 0 1 0
Total 29 2 9 1 11 0 1 0 50 3
Karriera në total 83 2 11 1 11 0 1 0 106 3

1 Përfshirë Supercopa de España, UEFA Super Kupën dhe FIFA Kupën e Botës për Klube.

Trofe Redakto

Klubet Redakto

Real Madrid

Shteti Redakto

Spanja U–21
Spanja U–17

Referime Redakto

  1. ^ "Jorge Molina marca los cuatro goles y acaba 'pichichi' de la división de plata" [Jorge Molina shënon të katër golat për t'i dhënë fund kategorisë së argjendë 'pichichi']. El Mundo Deportivo (në spanjisht). 20 qershor 2010. Marrë më 7 shkurt 2014.
  2. ^ "«Ojo a Illarra y a Albistegi»" [Mbani sytë tek Illarra dhe Albistegi] (në spanjisht). Diario Vasco. 20 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2011. Marrë më 7 shkurt 2014.
  3. ^ "Rossi shines in Yellow Submarine victory" [Rossi shkëlqen në fitoren e Nëndetses së Verdhë] (në anglisht). ESPN FC. 23 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 23 janar 2011.
  4. ^ "Espanyol rally to beat Real" [Espanyol mposht Realin] (në anglisht). ESPN FC. 26 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2011. Marrë më 26 shkurt 2011.
  5. ^ "La Real Sociedad tampoco falla ante el Sevilla F.C." [Real Sociedad gjithashtu nuk dështon ndaj Seviljes] (në spanjisht). Viva Fútbol. 19 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2013. Marrë më 8 korrik 2013.
  6. ^ "Real Madrid reveal €32.19 million Illarra fee" (në anglisht). Goal.com. 12 korrik 2013. Marrë më 13 korrik 2013.
  7. ^ "Producto nacional a precio 'galáctico'" [Produkti kombëtar tek çmimet e 'galácticos'] (në spanjisht). El Mundo. 13 korrik 2013. Marrë më 13 korrik 2013.
  8. ^ "Bale's debut goal not enough" [Goli i Bale në debutim nuk mjafton] (në anglisht). ESPN FC. 14 shtator 2013. Marrë më 19 dhjetor 2013.
  9. ^ "El Madrid cumple con su tarea" [Madrid bën punën e tij] (në spanjisht). Marca. 18 dhjetor 2013. Marrë më 19 dhjetor 2013.
  10. ^ "Pleno sin Cristiano" [Tre për tre pa Cristianon] (në spanjisht). Marca. 22 shkurt 2014. Marrë më 5 prill 2014.
  11. ^ "El Madrid sigue al rebote" [Madrid ende në rebound] (në spanjisht). Marca. 5 prill 2014. Marrë më 5 prill 2014.
  12. ^ "Spain-Nigeria 0:0 a.e.t. 0:3 PSO" (në anglisht). UEFA. 9 shtator 2007. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2013. Marrë më 8 korrik 2013.
  13. ^ "Thiago leads all-star squad dominated by Spain" (në anglisht). UEFA. 21 qershor 2013. Marrë më 8 korrik 2013.
  14. ^ "Illarramendi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 5 prill 2014.
  15. ^ "Asier Illarramendi" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 5 prill 2014.

Lidhje të jashtme Redakto