Athanas Gegaj (Triesh, 3 janar 1904 - Los Angeles, 28 janar 1988) ose Atanaz qe frat françeskan e historian shqiptar.

Jeta Redakto

Luka, siç qe dhe emri i pagëzimit, i biri i Prenkës dhe Mrisë leu në Buxhë të Trieshit në Malësi të Madhe, që tash është në Mal të Zi, më 3 janar.

Kushtet e para i kreu më dt. 7 gusht 1923. Studioi në kolegjin Illyricum t'etënve françeskan në Shkodër ku kreu maturën 1927-'28. U nis më 1931 me studime në të Louvain në Belgjikë, ku u laureua në histori-filozofi. Porsa u kthye në Shqipëri u shugurua frat. Jep mësim në kolegjën françeskane deri me të hymë të italianëve, për shkak të kundërshtimit ndaj regjimit fashist e internuan në Itali dhe nuk e kthyen më. Më 1941 braktis petkun e françeskanëve dhe del civil[1].

Mbas Luftës Botnore Gegaj shërbeu si sekretar i Ahmet Zogut në legatën e tij në mërgim. Më 1962 shkon drejt ShBA-së ku u bë redaktor i të përjavshmes "Dielli që dilte në Boston deri më 1971. Vdiq me 28 janar të 1988 në Santa Monica, Los Angeles, California.

Vepra Redakto

Ndër veprat kryesore që mbahen mend janë monografia "L'Albanie et l'invasion turque au XVe siècle" (Arbëria dhe pushtimi turk në shek. XV, Louvain - 1937), dhe artikuj të ndryshëm në shtypin françeskan të "Hyllit të Dritës".

Burime Redakto

  1. ^ Kurti D., Provinca Françeskane Shqyptar[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] e (E ripertrime në vj.1906), Cokesë (Skicë historike). Shkodër 1965.