Baja e Mitrovicës (Bainska) Fshat 10–12 km në veriperendim të Mitrovicës. Në afërsi të këtij vendbanimi që në kohërat e lashta ekzistonte një burim me ujë të nxehtë (legjenda thotë se shëron shumë sëmundje). Gjurmët e lashtësisë në këtë vendbanim janë të shumta: gurët me mbishkrime romake, godinat mesjetare, manastiri etj. Sipas shënimeve kadastare të shtetit Osman Bainska në mesjetë ishte qytezë dhe kishte 12 hane. Banorët në të gjitha periudhat kanë qenë shqiptarë. Pas vitit 1912 numri i shqiptarëve filloi të bie. Pjesa më e madhe e tyre u shpërngulën në Turqi, ku edhe sot jetojnë pasardhësit e tyre. Në shtëpitë e tyre të lëna bosh pushteti serb kolonizoi serbë dhe malazezë. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore u shpërngulën në Mitrovicë dhe fshatërat e rrethinës edhe 10-12 familje tjera. Sot në këtë fshat jetojnë vetem familjet serbe.

Refernca Redakto

[1]

  1. ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Lena Grafik. fq. 11, 12. ISBN 978 - 9951 - 663 - 35 - 9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)