Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998.

Banda e Nehat Kullës
Background information
OrigjinaShqipëria Tufinë, Tiranë, Shqipëri
Vitet aktik1997 - 1998
Anëtarët e kaluarNehat Kulla(Gjenerali)
familjarë dhe shokë

Aktiviteti i bandës Redakto

Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Nofka "Gjenerali" Redakto

Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.

Marrëdhëniet me politikën Redakto

Kundërshtarët politikë të Fatos Nanos publikuan një foto të tij në burg me Nehat Kullën, duke deklaruar se Nano kishte lidhje me kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë. Arrestimet dhe daljet e shumta nga burgu të Kullës i shtuan dyshimet për lidhje të ngushta të tij me politikën.

 
Fatos Nano dhe Nehat Kulla në burg në vitin 1996

Arrestimet ndaj Nehat Kullës Redakto

  • Në moshë të re Kulla u arrestua gjatë periudhës së komunizmit për plagosje me thikë dhe dënohet nga Gjykata e Tiranës.
  • Në dhjetor të vitit 1996 dënohet me 11 vjet burg për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri, njëri prej të cilëve me detyrë polic pranë komisariatit 4 në Tiranë.
 
Nehat Kulla (Gjenerali) në burg
  • Në vitin 1997 arratiset nga burgu, por arrestohet më 12 Shtator 1999 në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Në makinën e Kullës policia gjeti disa armë, të cilat hodhën dhe akuzën e parë ndaj tij. Më pas, gjatë kontrollit në banesë, u gjet një arsenal i tërë armësh të kalibrave të ndryshëm, armë të cilat Kulla tha në proces se i kishte ruajtur si pronë e Halil Haklajt. Kulla gjatë shqyrtimit gjyqësor tha se nuk ishte vrasës, por kishte bërë të pamundurën për të ndihmuar njerëzit hallexhinj, të cilët i kërkonin ndihmë. Prokurori, Bujar Hoxha, i deklaroi në atë kohë gjykatës se Kulla kishte krijuar komisariatin numër 5 në Tiranë dhe i bënte karshillëk shtetit. Këtë akuzë gjykata e hodhi poshtë, pasi nuk kishte prova bindëse. Poshtë u hodhën edhe disa prova të tjera, të cilat e bënin fajtor Kullën për vrasje. Gjykata rrëzoi si të pabesueshme dëshminë e dhënë nga motra e Fatmir Thaçit, për vrasjen e të cilit është akuzuar Kulla, me pretendimin se dëshmitarja ishte e dënuar në një burg të Greqisë. Gjykata e Apelit e zbuti dënimin ndaj Kullës nga 12 vjet burg në 2 vjet e gjysmë. Ndërkohë që, gjyqtari i Shkallës së Parë, Fehmi Petku, e liroi Kullën për sjellje të mirë 30 ditë përpara se të përfundonte vendimi i Apelit.
 
Një Shevrolet (Chevrolet) ushtarak, i njëjtë me atë që zotëronte Kulla
  • Pas lirimit, u duke se gjenerali tashmë 50-vjeçar do të rikthehej në jetën e qetë pranë familjes. Por, vetëm pak muaj më pas në vitin 2001, ai rikthehet në qeli nën akuzën e rrahjes së një grupi gazetarësh të revistës Klan dhe dënohet me 5 vjet burg, por lirohet sërish për sjellje të mirë.
  • Në vitin 2005, pas ardhjes në pushtet të të djathtëve, ai riarrestohet dhe dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-Ministrit të Brendshëm Halit Shamata.

Referime Redakto