Bateria e celulozit është e ndërtuar nga celuloza, ndërsa është zhvilluar nga instituti politeknik Rensselaer në New York. Ato janë menduar si blloqe të vogla ose kutia, të cilat duke u kapur me njëra-tjetrën mund të krijojnë forma të ndryshme.

Përparësia e madhe e kësaj baterie të re është fleksibiliteti i saj që i mundëson të mund t'i jepet çfarëdo lloj forme e dëshiruar, ndërsa për efektin e saj hulumtuesit thonë se është po aq e mirë, në mos më e mirë se cilado bateri e sotme.