Bazilika Paleokristiane (Elbasan)

monument kulturor në Shqipëri

Bazilika Paleokristiane (Elbasan) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Elbasanit, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "212 më 19.05.2009".

Bazilika Paleokristiane (Elbasan)
LlojiArkitekture
VendndodhjaElbasan, Elbasan, Shqipëri
Koordinatat41°06′44″N 20°04′54″E / 41.112222°N 20.081667°E / 41.112222; 20.081667
NdërtuarShek V
Organi drejtuesDRKK Durrës
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar19.05.2009
Nr. i referencësEL022
TipologjiaBAZILIKË
Bazilika Paleokristiane (Elbasan) is located in Earth
Bazilika Paleokristiane (Elbasan) (Earth)

Pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, përbri pedonales dhe fshehur pas një lulishteje, duken rrënojat e një bazilike paleokristiane. Ajo doli për herë të parë në dritë në vitin 2007 dhe ngjalli interesin e studiuesve dhe vizitorëve të qytetit.

Historia Redakto

E njohur edhe si “Bazilika Paleokristiane Extra-muros në Elbasan”, në të janë gjetur shtresa të një mozaiku në sipërfaqen e godinës dhe fragmente të një mozaiku në sipërfaqen e godinës dhe fragmente mozaiku parietal (mural).

E gjendur nën hijen e “Rrapi i Bezistanit në Elbasan”, rrënojat e bazilikës përfshihen brënda zonës arkeologjike ose riskut arkeologjik. Ajo kategorizohet si monument kulturë i kategorisë së parë. Por për rast dëmtimi të trrashëgimis kulturore, bazilika paleokristiane u raportua në një thirrje te hapur nga media Amfora, e cila shkruajti se institucionet nuk po i mbajnë premtimet për ta kthyer në një destinacion turistik, i cili është shumë i deshiruar.

Bazilika është gjithashtu atraksion mjaftë i favorshëm turistik, edhe pse i pavizitueshëm, pasi është lënë në një gjëndje të mjerueshme nga ana e istancave vendore dhe qendrore. Pavarsisht premtive të bera nga ministria e kulturës, që prej vitesh nuk ka pasur asnjë reagim. Ndërsa sot, institucionet e pushtetit vendor duket se po perballen me sfida për kthimin e saj në të vizitueshëm.

“Projektet nga ana e bashkisë për ta kthyer në një destinacion turistik janë një diskutim i vazhdueshëm, pasi mozaikët e zbuluar janë mjaft delikatë dhe mund të rrezikohen nëse hapen për publikun e gjerë”, u shpreh për Median Amfora Edlira Krraba, specialiste e trashëgimisë kulturore në Bashkinë e Elbasanit.  

Ndër investimet për monumentin në vitin 2018 nga ana e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Durrës u restaurua tabela informuese e tij, që u dëmtua në vitin 2020.

“Për mirëmbajtjen dhe ndërhyrjet e pastrimit ka patur bashkëpunim të ngushtë edhe me bashkinë Elbasan, kryesisht për sistemimin dhe pastrimin e territorit përreth”, shtoi Koki për Median Amfora.

 
Kalaja e Elbasanit nga Bazilika

Sipas tij gërmimet arkeologjike kanë nisur në vitin 2010 dhe kanë vijuar pothuajse çdo vit, teksa institucionet e kulturës kanë realizuar punime mirëmbajtjeje, pastrimi të mozaikëve dhe ndërhyrje studimore.

Bazilika Paleokristiane e Elbasanit është përfshirë në guidat turistike të bashkisë dhe vizitohet nga nxënësit e shkollave në qytet, ndërkohë që për pushtetin vendor shihet si një mundësi mjaft e mirë për tu kthyer në një destinacion turistik.

 
Bazilika e Elbasanit dhe Rrapi

“Dhe në Mars të vitit 2018-të nga ana e IKTK Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore u realizuar dhe prezantuar një projekt për kthimin e monumentit në një destinacion turistik.


Referime Redakto

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRrethi i Elbasanit (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shtator 2018. Marrë më 17 qershor 2017.

Lidhje të jashtme Redakto