Belesova

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Beratit

Belesova është një fshat në Rrethin e BeratitShqipëri.

Belesova

Gjeografia Redakto

Demografia Redakto

Ekonomia Redakto

Fshati ndodhet në zonë malore dhe kryesisht ka zhvilluar frutikulturën dhe blegtorinë. Është për tu theksuar se prodhimet e kësaj treve kryesisht shquhen për origjinalitetin dhe jane organike.

Historia Redakto

Fshati Belesovë është një ndër fshatrat e komunës Lumas të rrethit Berat. Nuk dihet ende se kur ka nisur popullimi i tij por dihet që gjegrafikishte ka rezultuar, se është një ndër fshatrat e krahinës së Sulovës emri i të cilës sipas të dhënave jo zyrtare mendohet të ketë ardhur si rezultat i popullimit të zonës prej Sulioteve të ardhur nga krahina e Sulit që ndodhet në veri perëndim të Greqisë. Kjo mund të vërtetohet dhe prej mbiemrave të banorëve të kesaj zone të cilët në të shumtën e rasteve korespondojnë me mbiemrat e banorëve të sotëm të krahinës së Sulit. Dhe pse fshati ndodhet vetem 25 km larg qytetit të Beratit ka nisur të zhvillohet vetëm pas viteve 1970 me nisjen e ndërtimit të një ujëmbledhësi i cili do të shërbente për vaditjen e gjithë tokave pergjatë rrjedhës së lumit Lapardhicë. Fshati ka një rrugë automobilistike por që ende nuk është asfaltuar. Belesova ka reth 50 familje dhe përbëhet nga fiset: Rrëra, Kollçaku, Zenuni, Leshi, Qorri, Hysa, Meçka, Kopaçe etj.

Prej disa intelektualeve me origjine nga kjo trevë po hulumtohet për historinë dhe të dhëna të tjera të zonës, për të nxjerrë më pas një botim modest në lidhje me historinë e kësaj treve.

Arsimi Redakto

Belesova ka një shkollë 9 vjeçare.

Shih dhe këtë Redakto


Lidhje të jashtme Redakto