Bellkamen (greqisht: Δροσοπηγή/Drosopiyí) është fshat në qarkun e Follorinës, Greqi. Përpara vitit 1928, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Μπελκαμένη/Belkaméni.[1]

Bellkamen
Δροσοπηγή
Fshat
Fshati Bellkamen
Fshati Bellkamen

Belkameni i takon komunës Follorinë. Ai ndodhet në një lartësi prej 1000 metra dhe është i banuar me rreth 230 banorë në dimër dhe rreth 400 në verë. Banorët e fshatit janë shqiptarë. Në vitin 1909 u hap shkolla shqipe në fshat, por ajo u mbyll nga autoritetet greke një vit më vonë. Bellkamenasit merren kryesisht me ndërtim, bujqësi dhe blegtori. Bellkameni është 13 km nga Follorinë. Mjedisi natyror është veçanërisht i pasur.

Lidhje të jashtme Redakto

Shih edhe Redakto

Spiro Bellkameni, aktivist i Zgjimit Kombëtar Shqiptar

Burimet Redakto