Beqir Meta është historian shqiptar, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Beqir Meta
U lind në13 nëntor 1957
KombësiaShqiptare
ProfesioniHistorian
TitulliAkademik, Profesor Doktor

Prof. Dr. Beqir Meta u lind në qytetin e Tiranës më 13 nëntor 1957. Pas përfundimit të arsimit të mesëm ai filloi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori – Filologji, në degën e historisë (1977 – 1981) ku u dallua si një student i shkëlqyer dhe këmbëngulës.

Pas diplomimit për një periudhë të shkurtër kohe ai ushtroi profesionin e mësuesit pasi shumë shpejt u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit në sektorin e botimeve të dokumenteve historike (1983-1988). Në këtë sektor gjatë viteve 1988-1991 ai mbajti postin e Kryetarit të Degës së Përpunimit shkencor të dokumenteve. Ndërsa në vitet 1991-1993 ai ushtroi detyrën si Përgjegjës i Sektorit të Botimit të Dokumenteve Historike në Institutin e Historisë. Në vitin 1994 ai emërua Shef i Departamentit të Historisë së periudhës moderne të Shtetit Shqiptar në Institutin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave, detyrë të cilën ai e ushtroi deri në vitin 1997. Gjatë viteve 1997-2005 Prof. Beqir Meta vazhdoi punën kërkimore-shkencore si Studiues në Departamentin e Historisë së periudhës moderne të Shtetit Shqiptar po në Institutin e Historisë. Në vitin 2005 ai u emërua Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar detyrë që e ushtroi deri në vitin 2008 kur me reformimin e Akademisë së Shkencave dhe me krijimin e Qendrës së Studimeve Albanologjike u emërua si Zv. Drejtor i QSA dhe Drejtor i Institutit të Historisë detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë edhe sot e kësaj dite.

Prof.Dr.Beqir Meta ka një karrierë të pasur profesionale duke zotëruar të gjitha shkallët e kualifikimit akdemik. Në vitin 1990 ai mori gradën “Doktor i Shkencave Historike” me disertacionin “Politika tatimore e shtetit shqiptar 1925-1939”, në vitin 1996 fitoi titullin “Mjeshtër Kërkimesh” (Profesor i associuar), ndërsa në vitin 2003 “Drejtues Kërkimesh” (Profesor, doktor). Si rezultat i veprimtarisë së gjerë shkencore dhe botimeve të shumta në fushën e studimeve historike në vitin 2008 Prof.Dr.Beqir Meta u bë pjesë e Akademisë së Shkencave dhe iu dha titulli “Akademik”.

Prof.Dr.Beqir Meta zotëron disa gjuhë të huaja (anglisht, italisht, rusisht) dhe ka një kontribut të pasur edhe në fushën pedagogjike. Kështu, në vitet 1985–1991 ai dhënë leksion në kursin pasuniversitar të Arkivistikës, në Fakultetin Histori – Filologji të Universitetit të Tiranës dhe ka udhëhequr disa doktoratura, si:

  1. disertacionin e përgatitur nga Sali Hidri me temë “Durrësi në vitet 1913-1939”.
  2. disertacionin e përgatitur nga Ledia Dushku me temë “Marrëdhëniet shqiptaro – greke 1913 – 1939”.
  3. disertacionin e përgatitur nga Enver Bytyçi me temë “Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë”.
  4. disertacionin e përgatitur nga Robert Gjedia me temë “Arsimi në Shqipëri në vitet 1925-1939”.
  5. disertacionin e përgatitur nga Hasan Bello me temë “Marrëdhëniet shqiptaro-turke 1912-1939”.
  6. disertacionin e përgatitur nga Albana Mema me temë "Shteti dhe institucionet në Shqipëri 1920-1924".

Nën drejtimin e Prof.Dr.Beqir Metës janë në proces edhe disa doktoratura të tjera me tematika të ndryshme nga fusha e historisë bashkohore. Ai ka drejtuar juri të miratuara nga komisioni i Kualifikimit Shkencor për mbrojtje disertacionesh dhe ka qenë oponent për disa disertacione të tjera; ka marrë pjesë në cikle emisionesh televizive dhe radiofonike për probleme të historisë sonë; ka shkruar dhjetëra artikuj në shtypin periodik; ka marrë pjesë në tryeza të rrumbullakëta etj; ka bërë platformën e rikonceptimit të Muzeut të Kongresit të Lushnjës dhe e ka realizuar atë së bashku me Prof.Muin Çamin; ka bashkëpunuar aktivisht me organizata të shoqërisë civile dhe ka mbajtur disa referate me temë:

  1. “Partitë politike si institucion themelor i demokracisë liberale: Tradita e tyre në Shqipëri dhe eksperienca në demokracitë e reja evropiane” (19f.);
  2. “Shtypi në Shqipëri: Tradita dhe aktiviteti” (17f.);
  3. "Kushtetutat shqiptare: Eksperienca historike” (13 f.);
  4. “Parlamenti një komponent themelor i sistemit demokratik: Traditat në Shqipëri” (20f.);

ka marrë pjesë në shkollën njëmujore amerikane mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, në Poloni, në vitin 1996, ku ka përgatitur tri ese:

  1. “The Albanian application for membership in NATO, and political situation in Balkans”,
  2. “The Prospects for peace in Balkans”,
  3. “Some advices for Albanian Government”.

Prof.Dr.Beqir Meta ka qenë nismëtar kryesor për fillimin e një fushate për hulumtimin dhe sjelljen në Shqipëri të 850.000 faqeve me dokumenta historike mbi Shqipërinë e shek.XX nga arkivat më të njohura në botë. Ai ka marrë pjesë aktive edhe në jetën shoqërore duke qenë pjesë e mbi 500 programeve, televizive, radiofonike, intervistave dhe artikujve ne shtypin e përditshëm për probleme te historisë dhe aktualitetit qe lidhen me historinë.

BIBLIOGRAFIA E PUNIMEVE SHKENCORE Redakto

Monografi në gjuhë të huaj Redakto

  1. Greek- Albanian Tension - 1939-1949, Tirana 2006, f.563.
  2. Albania and Greece 1949-1990. The Elusive Peace. Tirana, 2007. f.336.
  3. The Cham Tragedy, Tirana 2007. f.204.

Monografi në gjuhën shqipe Redakto

  1. Politika tatimore e shtetit shqiptar, 1925 – 1939, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë, 1999, 168 f.
  2. Federata panshqiptare “Vatra”, 1912 – 1920, GLOBUS, R., Tiranë, 2001, 295 f.
  3. Tensioni greko- shqiptar, 1939 – 1949, Tiranë, 2002
  4. Shqipëria dhe Greqia 1949 – 1990, Paqja e vështirë, Shtëpia Botuese Koçi, Tiranë, 2004, 414 f.
  5. Minoritetet në Shqipëri 1912 – 1944, (në dy vëllime), 2013.

Botime dokumentare Redakto

  1. Lufta e fshatarësisë për tokën, 1925 – 1939, Tiranë, 1985, f.436 (Me bashkautor Rinush Idrizin).
  2. Shqipëria në dokumentet austro-hungareze 1912 (2012), (disa vëllime me bashkautor).
  3. Dokumente mbi postën shqiptare, 2012.

Projekte Redakto

  1. Historia e Popullit Shqiptar, Projekt i Akademisë së Shkencave (bashkautor), 1998 – 2002.

Studime Ndërdisiplinore Redakto

  1. Projekti Historia, shkolla dhe shoqëria, organizuar nga Lidhja e Historianëve Shqiptarë në Tiranë, 1996 – 1998, botuar nga “Toena”, Tiranë, 1998
  2. Fjalori Enciklopedik Shqiptar (FESH), ribotim, (bashkautor), në proces.
  3. Inteligjenca shqiptare dhe tranzicioni demokratik në Shqipëri, Projekt i Fondacionit Publik Gjerman, “Friedrich Ebert”, Tiranë, 2000, (projekt individual), 78f.
  4. Historia e shoqërisë civile në Shqipëri, Projekt i Fondacionit Publik Gjerman, “Friedrich Ebert”, Tiranë, 2002, (projekt individual), 104 f.
  5. Filozofia e integrimit ballkanik, strategjitë, nacionalizmat dhe stabiliteti i Rajonit, Projekt i Fondacionit Publik Gjerman, “Friedrich Ebert”, Tiranë, 2000, bashkautor.
  6. Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, grup autorësh, Prizren, 2001, tekst historie, 439 f.
  7. Identiteti shqiptar me botën e jashtme, Projekt i Fondacionit Publik Gjerman, “Friedrich Ebert”, Tiranë, 1999.

Artikuj Redakto

  • brenda vendit
  1. Politika tatimore e shtetit zogist (1925 – 1929) Në: “Studime historike”, Tiranë, 1989, f.73 – 93.
  2. Federata panshqiptare “Vatra” dhe qeveria e Ismail Qemalit, botuar në përmbledhjen ….
  3. Sistemi tatimor i shtetit shqiptar në vitet e krizës ekonomike (1929 – 1933), në: “Studime historike”, nr.1 – 4, Tiranë, 1995, f.87 – 105.
  4. Federata “Vatra” në lëvizjen Kombëtare gjatë Luftës së Parë Botërore, në: “Studime historike”, nr.1 – 4, Tiranë, 1996, f. 63 – 82.
  5. Përpjekjet e para të qeverisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë 1954 – 1956, në “Studime historike”, nr 3 – 4, 2003, f. 143 – 158.
  6. Shqipëria dhe shqiptarët në projektet për Federatën Ballkanike në mesin e shek. XX. “Përpjekja”
  7. Marrëdhëniet shqiptaro – greke gjatë periudhës së krijimit të Paktit Ballkanik (1952 – 1954), në: “Studime historike”, nr. 1-2, 2003, f.35 – 49.
  8. Konceptet e diplomacisë britanike dhe amerikane ndaj pavarësisë së Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore, “Përpjekja”, nr. 19, 2004, f.117 – 128.
  9. Shqipëria dhe shqiptarët në projektet për Federatën Ballkanike në mesin e shek. XX. “Përpjekja”, nr.17, viti 2003, f.124 – 143.
  10. Marrëdhëniet shqiptaro – greke në vitet 1960 – 1962 në “Studime historike”, nr. 1-2, 2004, f. 125 – 141.
  11. Raportet midis Greqisë dhe Shqipërisë në vitet 1950 – 1953, në: “Studime historike”, nr. 3-4, 2002, f.91 – 109.
  12. Qëndrimi i Aleatëve Perëndimorë ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë në vitet e para të Luftës së Ftohtë (1945 – 1949), “Përpjekja” nr. 20, 2005, f.128 –152.
  13. Tensioni shqiptaro – grek në fundin e Luftës Civile greke dhe qëndrimi anglo – amerikan, në “Studime historike”, nr. 1-2, 2002, f.97 – 114.
  14. Pozita e Çamërisë dhe e çamëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në: Studime historike”, nr. 1-4, Tiranë, 1998, f.89 – 111.
  15. Reagimi i popullsisë ndaj tatimeve të së dhjetës dhe të xhelepit në vitet 1925 – 1939, në: “Studime historike”, nr. 3-4, Tiranë, 1999, f.65 – 84.
  16. Problemi çam pas Luftës së Dytë Botërore, 1944 – 1949, në: “Studime historike”, Nr.1-2, Tiranë, 2000, f. 87 – 105.
  17. Emigracioni politik shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore, në: “Studime historike”, nr. 3-4, Tiranë, 2000, f.97 – 111
  18. Konferenca e Ambasadorëve e vitit 1913 dhe rrjedhojat e saj historike, në: “Mbrojtja”, nr. 7, Tiranë, 1998, f.68 – 70.
  19. Emigracioni shqiptar kundër politikës aneksioniste greke, 1939 – 1946, në: “Studime historike”, nr.1-2, Tiranë, f. 73 – 93.
  20. Raportet greko – shqiptare në fillim të Luftës së Dytë Botërore (prill 1939 – prill 1941), në: “Studime historike”, nr. 3 – 4, Tiranë, 2001, f. 111 – 129.
  21. Qëndrimi i anglo – amerikanëve kundrejt tensionit shqiptaro – grek në fundin e luftës civile greke, në: Studime historike”, nr. 1-2, Tiranë, 2002, f.97 – 113.
  22. Mesazhe të historisë për çështjen kombëtare shqiptare, bashkautor në botimin e Muharrem Dezhgiut, “Shqipëria në luftë, 1939 – 1944”, Tiranë, 2001, f. 20-33.
  23. Marrëveshja e Mukjes, shkaqet e prishjes së saj dhe pasojat historike, bashkautor në botimin e Muharrem Dezhgiut “Shqipëria në luftë, 1939–1944”, f.210 – 215.
  24. Stabilizimi i jetës shoqërore dhe pakësimi i kontradiktave ndërindividuale, në revistën “Pajtimi”, nr.2, Tiranë, 2000, f.65 – 71.
  • jashtë vendit
  1. Das Steuersystem in Albanien under Ahmed Zogu 1925 – 1939. (Sistemi tatimor i shtetit shqiptar nën Ahmet Zogun, 1925 – 1939), në “Sudost – Forschungen, nr. 59, viti 2000, 19 f.
  2. International Relations of Albania 1912 – 1921, botuar në përmbledhjen “European Ideas, Toward New Paradigms”, Washington, 1995.
  3. The Greek and Albanian Policies Towards Respective Minorities, Istanbul 2007. f.10.

Kumtesa Redakto

  • Brenda vendit
  1. Masakrat e intervencionistëve jugosllavë në krahinën e Dibrës në vitin 1920. Mbajtur në sesionin shkencor me rastin e 35-vjetorit të krijimit të DPASH, depozituar në Arkivin e DPASH.
  2. Disa konsiderata historike mbi karakterin e ligjit për gjykimin e shpejtë të padive posedimore të vitit 1929, mbajtur në sesionin shkencor organizuar me rastin e 30 – vjetorit të krijimit të DPASH. Depozituar në Arkivin e DPASH.
  3. Marrëdhëniet e Federatës Panshqiptare “Vatra” me qeverinë e Ismail Qemalit, mbajtur në konferencën shkencore kushtuar 150 vjetorit të lindjes së Ismail Qemalit, botuar në përmbledhjen e kësaj konference.
  4. Pikëpamjet e Federatës “Vatra” për Revolucionin e qershorit, mbajtur në Konferencën Shkencore organizuar me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit të qershorit. Depozituar në Arkivin e Institutit të Historisë.
  5. Kongresi i Lushnjës dhe pozita ndërkombëtare e Shqipërisë, mbajtur në sesionin shkencor kushtuar 75 – vjetorit të Kongresit të Lushnjës. Depozituar në Arkivin e Institutit të Historisë.
  6. Çështja çame në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, mbajtur në sesionin shkencor të organizuar nga Shoqata Kombëtare “Çamëria”, botuar në gazetën “Rilindja” dhe depozituar në Arkivin e Institutit të Historisë.
  7. Lëvizja studentore – kthesë e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, mbajtur në sesionin shkencor kushtuar pesëvjetorit të Lëvizjes Studentore të vitit 1990, botuar në gazetën “Rilindja Demokratike”.
  8. Diaspora shqiptare e Amerikës dhe Revolucioni i qershorit, mbajtur në sesionin shkencor të organizuar nga Fakulteti Histori – Filologji me rastin e 80-vjetorit të Revolucionit të qershorit.
  9. Probleme social-ekonomike të Shqipërisë në Parlamentin e parë shqiptar 1921 – 1923, mbajtur në Konferencën Shkencore kushtuar 80-vjetorit të Parlamentit të Shqipërisë. Depozituar në Arkivin e Institutit të Historisë.
  10. Rruga e Shqipërisë drejt Lidhjes së Kombeve, mbajtur në sesionin shkencor kushtuar 80-vjetorit të aderimit të Shqipërisë në lidhjen e kombeve, organizuar nga Shoqata “Fan Noli”, dhjetor 2000.
  11. Revista “Gruaja shqiptare” për emancipimin e femrës shqiptare 1920–1921, mbajtur në një tryezë të rrumbullakët të organizuar në Shkodër.
  12. Nacionalizmat dhe stabiliteti në Ballkan, mbajtur në tryezën e organizuar nga Fondacioni Publik Gjerman “Friedrich Ebert”, më 29 prill 2000.
  13. Diaspora shqiptare në mbrojtje të autoqefalisë së kishës shqiptare, mbajtur në Konferencan Shkencore me temë: “2000 vjet krishtërim dhe historia, gjuha e kultura shqiptare”, organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, dhjetor 2000.
  14. Vatra pas Luftës së Dytë Botërore, mbajtur në Simpoziumin Shkencor “Shqiptarët dhe Amerika”, organizuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Tiranë, prill 2002
  15. Mikpritja tiranase për refugjatët dibranë e kosovarë në vitet ‘20 dhe në vitin 1999, mbajtur në simpoziumin shkencor jubilar kushtuar 80-vjetorit të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë, 2002.
  16. Veçoritë e zbatimit të sistemit tatimor në prefekturën e Shkodrës gjatë viteve 1925 – 1939, mbajtur në Seminarin III Ndërkombëtar “Shkodra në shekuj”, nëntor 2000.
  17. Shteti shqiptar dhe Kosova, mbajtur në sesionin shkencor organizuar nga Bashkia e Tiranës, drejtoria e Muzeumeve të Tiranës dhe Shoqata Tirana, Tiranë, maj 1999.
  18. Reformat në sistemin tatimor gjatë periudhës së Mbretërisë Shqiptare (1928 – 1939), në sesionin shkencor kushtuar 70 – vjetorit të Mbretërisë Shqiptare, organizuar nga Partia Lëvizja e Legalitetit.
  19. Vepra e Mithat Frashërit në koalicionin antikomunist (1944 – 1949), mbajtur në sesionin shkencor organizuar nga partia “Balli Kombëtar dhe Shoqata “Lumo Skëndo”, me rastin e 50 – vjetorit të vdekjes së Mithat Frashërit.
  20. Shteti shqiptar në 91-vjetorin e tij, “Sfidat dhe shpresat”. Referat mbajtur më 28 nëntor 2004 në New York.
  21. Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë në fillimin e Luftës së Dytë Botërore 1939 –1941. Mbajtur në sesionin shkencor të Institutit të Historisë kushtuar fitores mbi fashizmin, Tiranë, maj 2005.
  22. Lufta e Vlorës dhe procesi i stabilizimit të shtetit shqiptar. Mbajtur në sesionin shkencor të organizuar nga Instituti i Historisë dhe Bashkia e Vlorës, Vlorë, qershor 2005.
  23. Qëndrimi i Fuqive të mëdha ndaj çështjes çame në mesin e shekullit të kaluar. Mbajtur në sesionin shkencor të organizuar nga shoqata Çamëria, Tiranë, qershor 2004.
  24. Balli Kombëtar në ekzil pas Luftës I Botërore.
  25. Marrëveshja e Mukjes, shkaqet e prishjes së saj dhe pasojat historike, Tiranë, gusht 2003.
  26. Konceptet e diplomacisë amerikane për pavarësinë e Shqipërisë gjatë shekullit të kaluar. Kumtesë e pambajtur.
  27. Ndikimi i masakrës së Marmovës në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Sesion shkencor organizuar në Tiranë, viti 2004.
  28. Nacionalizmi shqiptar pas Luftës II Botërore, Prizren, 2003.
  29. Nacionalizmi shqiptar para dhe pas Mukjes, Tiranë, 2003
  30. Çështja e Kosovës në politikën shqiptare gjatë viteve 1945 – 1946. Kumtesë e pambajtur.
  31. Përpjekjet për organizimin e rezistencës antiitaliane nga Gani Kryeziu në fundin e vitit 1940 në kontekstin e raporteve shqiptaro – greko – britanike, në Sesionin shkencor të shoqatës Bytyçi, Tiranë, 2004.
  32. Problemet social-ekonomike të Shqipërisë në Parlamentin e parë shqiptar 1921 – 1923, në Sesionin shkencor organizuar nga Instituti i Historisë dhe Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë, 2001.
  • Jashtë vendit:
  1. Tragjedia çame dhe mesazhet e saj për shqiptarët (me bashkautor), mbajtur në Tribunën Shkencore “Kosova sot dhe nesër”, organizuar nga Forumi i Intelektualëve, Prizren, nëntor 1999.
  2. The International Relations of Albania 1912 – 1920, mbajtur në Konferencën II Ndërkombëtare të Ideve Evropiane, mbajtur në Grac të Austrisë, më 25 gusht 1994.
  3. Albanian Policies Towards Minorities during the XX-th Century. Istanbul

Recensione Redakto

  1. Mbi librin: Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, autor Bernd J. Fischer, Tiranë, 1996, 361f. në rev. Studime historike, nr. 1-2, 1999.
  2. Mbi librin: Shqiptarët dhe francezët në Korçë (1916 – 1920), autor Muin Çami, Tiranë, 1999, 221f., në “Studime historike”, nr. 1-2, 2000.
  3. Mbi librin: Shqipëria në luftë 1939 – 1944, autor Muharrem Dezhgiu, Tiranë, 2001, 349f., në: “Studime historike”, nr.1-2, 2002.
  4. Mbi monografinë: Gruaja shqiptare në vitet 1912 – 1938, autore Fatmira Musaj, paraqitur në Këshillin Shkencor të Institutit të Historisë, Tiranë, tetor 2000.
  5. Mbi vëllimin: Kujtime e shënime historike të Hysen Mushketës, 319f. paraqitur për botim nga Hysen Kordha dhe Sali Hidri, Durrës–Leçe, 1999, botuar në këtë vëllim.
  6. Recension mbi monografinë e M. Dezhgiut “Shqipëria nën pushtimin italian, Tiranë, 2005.
  7. Recension për Vëllimin III të Historisë së Popullit Shqiptar (periudha 1912 –1939), Tiranë, 2005.
  8. Recension për botimin Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri (grup autorësh), Tiranë, 2003, 208f.