Beteja e Dyrrhachium (ne latinisht) u zhvillua me 10 korrik te vitit 48 p. e. s. ne Dyrrah, i cili ishte emri antik i qytetit te Durrësit. Në këtë beteje gjenerali Gnaeus Pompeius Magnus (Pompeo) mundi rivalin e tij gjeneralin Gaius Julius Caesar (Jul Cezari).

Bust i Cezarit
Pompeo: Bust Mermeri i ndodhur ne Ny Carlsberg Glyptotek, Kopenhagen, Danimark

Cezari më parë e kishte mundur Pomepeon në Spanjë, i cili me pas ishte transferuar me ushtrinë e tij ne Shqipëri duke pushtuar qytetin Apollonia dhe zonën e Oricumit.

Cezari ishte kthyer ne Itali dhe me pas u nis nga Brindizi për në Shqipëri.

Ushtria e Pompeut ishte me se shumti e përberë nga ushtare pa eksperiencë, dhe ai nuk ishte ne gjendje te luftonte kundër ushtrisë te Cezarit. Nga ana tjetër Cezari vinte nga një fushtate ushtarake te gjate, De Bello Civili, dhe nuk kishte shume ushtare ne dispozicion, ushtaret nen urdhrat e Pompeos ishin rreth 30.000 kurse ushtria e Cezarit ishte e formuar prej 10.000 ushtaresh. Cezari ishte ne avantazh nga e kalorësve në dispozicion por kjo nuk ishte ne favor te tij sepse bënte të vështire gjetjen e ushqimit.

Zhvillimi i Betejes Redakto

Pompeo ishte pozicionuar ne një pozicion te favorshëm gjate gjithë bregdetit t Epirit, aty filloi te ndërtonte fortifikime dhe te mblidhte te gjitha forsat e mbetura ne parashikim te dyluftimit.

Duke vështruar vendndodhjen e favorshme e kundërshtarit te tij Cezari nuk vendosi ta sulmonte por priti përforcime. Përforcimet erdhën bashke me shokun e tij Marco Antonio i cili kishte ardhur ne Epir për të ndihmuar Cezarin. Te dy filluan te pushtonin qytete te Epirit gjate rrugës së tyre për ne Dyrrah. Cezari filloi te ndërtonte fortifikime rrotull pozicioneve te marra nga Pompeo ne Dyrrah. Pas disa dyluftimesh Pompeo doli fitimtare, sepse kishte ne dispozicion një ushtri me te madhe, në këtë mënyre mundi te mposhte rrethimet e Cezarit.

Keshtu Cezari mendoi se e vetmja mënyre për të mundur Pompeon ishte ta përballonte ne një terren te hapur, për të shfytezuar eksperiencën e ushtareve te tij. Por ushtaret ishin te demoralizuar nga rezultati dhe filluan te tërhiqeshin.

Fitorja e Pompeos nuk ishte përfundimtare sepse nuk e ndoqi ushtrinë e Cezarit sepse kishte frike nga një gracke te mundshme.

Cezari u tërhoq drejt Greqise, me pas Pompeo vendosi ta ndjektë. Por u mund përfundimisht nga Cezari në atë që kujtohet me emrin e Bëtaja e Parsalus.

Libra në Shqip Redakto

Shiko edhe Redakto