Beteja e Dyrrahut (pranë Durrësit të sotëm në Shqipëri) u zhvillua më 18 tetor 1081, mes Perandorisë Bizantine, e drejtuar nga Perandori Aleks I Komneni dhe normanëve të Italisë jugore nën drejtimin e Robert Guiskardit, Dukës së Apulias dhe Kalabrisë. Beteja u zhvillua jashtë qytetit të Dyrrahut (i njohur edhe si Durazzo), kryeqytetit bizantin të Ilirisë dhe përfundoi me fitoren normane.

Beteja e Dyrrahut
Data 18 tetor 1081
Vendi Dyrrah
Rezultati Fitore normane
Pjesëmarrësit
Perandoria Bizantine Dukati i Apulias dhe Kalabrisë
Komandantët
Aleks I Komneni
Gjergj Paleologu
Robert Guiskard
Bohemundi i Tarantos
Fuqia
20-25,000 burra[1][2] 30,000 burra[3]
150 anije
Humbjet
5,000 burra të vdekur[4]
7,000 burra dezertuan[5]
Të konsiderueshme[4]

Pas pushtimit norman të Italisë bizantine dhe Sicilisë Saraçene, Perandori bizantin Mihali VII u fejoi djalin e tij me vajzën e Robert Guiskardit. Kur Mihali u rrëzua nga pushteti, Roberti e përdori këtë si një pretekst për të sulmuar Perandorinë Bizantine në 1081. Ushtria e tij rrethoi Dyrrahun por flota e tij u mund nga Venedikasit. Më 18 tetor, normanët u zunë me një ushtri bizantine të drejtuar nga Aleks II Komneni jashtë Dyrrahut. Beteja filloi me krahun e djathtë bizantin që shpartalloi krahun e majtë norman, të cilët u thyen dhe u larguan. Mercenarët Varangë iu bashkuan ndjekjes së normanëve që po ia mbathnin por u ndanë nga forcat kryesore dhe u masakruan. Kalorësit normanë në qendër sulmuan qendrën bizantine dhe e shpartalluan atë, duke shkaktuar largimin e bizantinëve.

Pas kësaj ftoreje, normanët e morën Dyrrahun në shkurt 1082 dhe përparuan më në brendësi duke pushtuar shumicën e Maqedonisë dhe Thesalisë. Roberti më pas u detyrua të largohej nga Greqia për tu marrë me sulmin e një aleati të tij, Papës prej Perandorit të Shenjtë Romak, Henrit IV. Roberti la djalin e vet Bohemundin në krye të ushtrisë në Greqi. Bohemundi, fillimisht qe i suksesshëm, duke mundur Aleksin në disa beteja, por u mund prej tij në rrethinat e Larisës. I detyruar të tërhiqej në Itali, Bohemundi humbi të gjitha territoret e fituara nga normanët në këtë fushatë. Rikuperimi bizantin nisi Restaurimin Komnen.

Sfondi Redakto

Normanët arritën fillimisht në Italinë jugore në 1015 nga Franca Veriore duke i shërbyer lordëve vendasë lombardë si mercenarë kundër Perandorisë bizantine.[6] Duke qenë se ata paguheshin me toka, së shpejti u bënë aq të fuqishëm sa të sfidonin autoritetin papal; në 1054 ata mundën Papën në Betejën e Civitates, duke e detyruar t’i njohë atyre autoritetin.[7] Në 1059, Papa e bëri Robert Giskardin, të familjes Hotvil, Dukë të Apulias, Kalabrisë dhe Sicilisë. Megjithatë, shumica e Apulias dhe Kalabrisë ishte në duart e bizantinëve, kurse Sicilia ishte në ato të saraçenëve.[8]

Në 1071, Roberti, bashkë me vëllain e tij, Ruxherin, pushtuan zotërimin e fundit bizantin në Itali, Barin. Deri vitin tjetër, ata pushtuan të gjithë Sicilinë, duke i dhënë fund Emiratit Islamik të Sicilisë. Në 1073, perandori bizantin Mihali VII dërgoi një përfaqësues te Roberti duke i ofruar dorën e djalit të tij, Konstandinit për atë të vajzës së Robertit, Helenës.[9] Giskardi e pranoi këtë ofertë dhe e dërgoi vajzën e tij në Konstandinopojë. Megjithatë, në 1078, Mihali u rrëzua nga Niqifor Botaniati, një ngjarje që shkatërroi çdo mundësi që Helena kishte për fronin.[10] Kjo i dha Robertit një motiv për ta pushtuar perandorinë duke shtënë pretendimin e tij në bazë të keqtrajtimit të vajzës së tij. Megjithatë, fushata e tij u vonua nga një rebelim në Itali.[11]

Roberti rekrutoi të gjithë meshkujt brenda moshës së luftimit në ushtri, të cilën e ritrajnoi.[12] Ndërkohë, ai dërgoi një ambasador në oborrin bizantin i urdhëruar që të kërkonte trajtim të duhur të Helenës dhe për të fituar mbështetjen e Domestikut të Shkollave (post i lartë ushtarak), Aleksit.[13] Rezultati i këtyre tentativave mbetet i panjohur, por ambasadori ra nën magjepsjen e Aleksi dhe, ndërkohë që kthehej për në Itali, dëgjoi lajmin e grushtit të suksesshëm të Aleksit kundër Botaniatit,[12] duke u kurorëzuar si Aleks I Komneni.

Kur ambasadori u rikthye, ai nxiti Robertin të bënte paqe, duke thënë se Aleksi nuk donte veç miqësinë me normanët. Roberti s’kishte mendje për paqe; ai dërgoi djalin e tij, Bohemundin, me një forcë të avancuar drejt Greqisë dhe Bohemundi zbarkoi në Vlorë, i ndjekur pak më pas nga Roberti.[14]

Preludi Redakto

"I pakënaqur me burrat të cilët kishin shërbyer në ushtrinë e tij që nga fillimi dhe që kishin eksperiencë, ai (Robert Giskardi) formoi një ushtri të re, të përbërë nga rekrutë pa marrë parasysh moshën moshën. Nga të gjitha cepat e Lombardisë dhe Apulias, ai i mblodhi ata, mbi moshë dhe nën moshë, objekte të mjerueshme që nuk kishin parë ndonjëherë armaturë as në ëndrrat e tyre, por tanimë të mbathur me parzmore dhe duke mbajtur mburoja, çuditërisht duke tërhequr harqe me të cilat ishin krejtësisht të pamësuar dhe duke ndjekur të shtrirë në tokë ndërkohë që lejoheshin të Marshonin..... Megjithatë, sado të pamësuar me të qenit ushtar të ishin ata, ai (Robert Giskardi) i trajnoi ata çdo ditë dhe i shndërroi rekrutët në një forcë të disiplinuar. Kjo ishte puna e tij në Salerno përpara se të mbërrinte në Otranto."

Ana Komnena përshkruan rekrutimet e Robert Giskardit.[15]

Flotë normane me 150 anije duke përfshirë 60 për transport kuajsh u nis drejt Perandorisë bizantine në fund të majit 1081. Ushtria numëronte 30 000 burra, të mbështetur nga 1300 kalorës normanë.[14] Flota lundroi për në Vlorë, territor bizantin. Ata u bashkuan nga disa anije të Raguzës, një republikë në Ballkan e cila ishte armike me bizantinët.

Së shpejti, Roberti u largua nga Vlora dhe lundroi drejt ishullit të Korfuzit, i cili u dorëzua për shkak të garnizonit të vogël. Duke fituar një rrugë të pastër për përforcime nga Italia, ai avancoi drejt Dyrrahut, kreqyteti dhe porti kryesor i Ilirisë.[16] Qyteti kishte një mbrojtje të mirë në një gadishull të gjatë e të ngushtë që shtrihej paralelisht me bregun, por i ndarë prej tij nga moçalet. Giskardi solli ushtrinë e tij në gadishull dhe ngriti çadrat jashtë mureve të qyteti.[17] Megjithatë, kur flota e tij po lundronte për në Dyrrah, ajo u godit nga një stuhi dhe humbi disa anije.[14]

Ndërkohë, kur Aleksi dëgjoi për përgatitjen e normanëve për të pushtuar territor bizantin, ai dërgoi një ambasador te Dozha e Venedikut, Domeniko Selvo, duke kërkuar ndihmë duke ofruar të drejta tregtare si shkëmbim.[18] Dozha, i alarmuar nga kontrolli norman i Ngushticës së Otrantos, mori në komandë flotën venedikase dhe lundroi menjëherë, duke suprizuar natën flotën normane nën komandën e Bohemundit. Normanët kundërsulmuan furishëm, por eksperienca e ulët e tyre në luftim detar i tradhtoi ata. Marina e stërvitur venedikase i sulmoi në një formacion të mbyllur njohur si "port detar" dhe bashkë me përdorimin e bombave me zjarr grek, formacioni norman u shpërnda dhe flota venedikase arriti portin e Dyrrahut.[19]

Rrethimi i Dyrrahut Redakto

 
Monedhë e Robert Giskardit.

Roberti u çinkurajua nga kjo disfatë detare dhe filloi rrethimin e Dyrrahut. Në komandë të garnizonit të Dyrrahut qëndronte gjenerali me përvojë Gjergj Paleologu, i dërguar nga Aleksi me urdhëra për ta mbajtur me çdo kusht ndërkohë që Aleksi mblidhte një ushtri për të çliruar qytetin nga rrethimi.[20]

Ndërkohë, arriti një flotë bizantine – pasi u bashkua me flotën venedikase – dhe sulmoi flotën normane, e cila u mund përsëri. Garnizoni i Dyrrahut arriti të rezistojë të tërë verën, megjithë katapultat, balistat dhe kullat e rrethimit të Robertit. Garnizoni bëri sulme të vazhdueshme nga qyteti; njëherë, Paleologu luftoi gjithë ditën me një majë shigjete në kafkën e tij. Një tjetër sulm arriti të shkatërronte kullën e rrethimit të Robertit.[20]

Kampi i Robertit u godit nga sëmundja; sipas historianes bashkëkohore Ana Komnena, deri në 10 000 burra vdiqën, përfshirë 500 kalorës.[21] Megjithë këtë, situata e garnizonit të Dyrrahut u bë dëshpëruese për shkak të efektit të armëve normane të rrethimit. Aleksi e mësoi këtë kur ai ishte në Selanik me ushtrinë e tij; prandaj, ai përparoi me forcë të plotë kundër normanëve. Sipas Komnenës, Aleksi kishte rreth 20 000 burra; historiani Xhon Haldon e vendos madhësinë e ushtrisë ndërmjet 18 000 dhe 20 000 burra, kurse Xhon Birkenmajer përllogarit ndërmjet 20 000–25,000 burra. Ajo përbëhej nga tagmata e Trakisë dhe Maqedonisë, të cilat numëronin rreth 5 000 burra; njësitet elitë ekzubitorë dhe vestiaritai, që numrëonin rreth 1 000 burra; një forcë manikeanësh që përbëhej nga 2 800 burra, kalorësi nga Thesalia, rekrutë ballkanas, këmbësori armeniane dhe trupa të tjerë të lehtë. Përveç trupave vendas, bizantinëve iu ishin bashkuar edhe 2 000 turq dhe 1 000 mercenarë frankë, rreth 1 000 varangianë dhe 7 000 trupa ndihmëse turq të dërguar Sulltanati i Rumit. Aleksi gjithashtu mori trupa nga tagmat e Heraklea Pontika dhe nga pjesa tjetër e fortesave bizantine në Anadoll. Duke bërë këtë, ai i la ato të lira ndaj sulmeve turke.[19]

Referimet Redakto

  1. ^ Haldon, The Byzantine Wars, 134
  2. ^ Birkenmeier, The Development of the Komnenian Army: 1081-1180, 62
  3. ^ Haldon, The Byzantine Wars, 134; Anna Comnena, The Alexiad, 1.16
  4. ^ a b Haldon, The Byzantine Wars, 137
  5. ^ Norwich, Byzantium: Decline and Fall, 20
    * Warren Treadgold, A History of Byzantine State and Society, 614
  6. ^ Brown 1984, p. 85.
  7. ^ Norwich 1995, p. 13; Holmes 1988, p. 33; Brown 1984, p. 93.
  8. ^ Norwich 1995, p. 14.
  9. ^ Norwich 1995, p. 14; Anna Comnena. The Alexiad, 1.12.
  10. ^ Treadgold 1997, p. 614; Anna Comnena. The Alexiad, 1.12.
  11. ^ Norwich 1995, p. 15; Treadgold 1997, p. 614.
  12. ^ a b Norwich 1995, p. 16.
  13. ^ Anna Comnena. The Alexiad, 1.15.
  14. ^ a b c Norwich 1995, p. 17; Gravett & Nicolle 2006, p. 108; Treadgold 1997, p. 614; Anna Comnena. The Alexiad, 1.15. Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "N17-J" defined multiple times with different content
  15. ^ Quoted from Anna Comnena, The Alexiad, 1.13.
  16. ^ Gravett & Nicolle 2006, p. 108.
  17. ^ Haldon 2001, p. 133.
  18. ^ Norwich 1995, p. 17.
  19. ^ a b Norwich 1995, p. 18; Hooper & Bennett 1996, p. 83. Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "N18-J" defined multiple times with different content
  20. ^ a b Norwich 1995, p. 18.
  21. ^ Anna Comnena. The Alexiad, 4.3.

Shiko edhe Redakto