Fjala bioenergji rrjedh nga fjalët greke: bio- jetë dhe energji- punë, veprim.

Njeriu ekziston duke u shërbyer me energji universi, pra njeriu nuk është i kufizuar vetëm me lëkurën e vet, por edhe me potencialin e pakufizueshëm të rrezeve në hapësirë dhe kohë. Këto rreze, kjo energji qarrkullon nëpër trupin e tij, nëpërmjet qendrave përkatëse energjetike, të ashtuquajtura ÇAKRA (qendrat e energjisë. Gjithsej janë shtatë) dhe mbanë organizmin në harmoni me ambientin e jashtëm. Derisa në fizik, kjo energji vepron për kryerjen e një veprimi ose pune në botën e jashtme materiale, në psikologji kjo energji vepron për gjallërimin e aktivitetit psikik, kuptimeve mentale, përjetimeve emocionale etj.

Bioenergjia përdoret për shërimin e sëmundjeve ose lehtësimin e dhembjeve tek të sëmurit, me anë të furnizimit natyror me energji, pa ndihmën e medikamenteve dhe aparateve, por duke transferuar energjinë tonë personale, me anë të duarve, mbi trupin e personit të sëmurë, pa e prekur atë. Edhe G. Jungu në teorin e tij të "vetëdijes kolektive...", thotë se njeriu është qenie psikoenergjetike dhe se shëndeti i tij varet nga ajo se si energjia kalon nëpër trupin e tij, madje, çfarë ndien, mendon, dëshiron etj.

Historia Redakto

Bioenergjia njihet nga njerëzimi që nga kohët e lashta. Indianët e njohin këtë energji qysh para 5000 vjetësh dhe e quajnë "prana". Këtë energji universale ata e konsiderojnë burim të jetës. Edhe kinezët e njohin këtë energji dhe e quajnë "Ch'i". Kjo energji përmban dy pole të forcës, jin dhe jang. Kur jin dhe jang janë në baraspesh, sistemi i gjallë (organizmi) është i shëndosh, ndërsa kur midis tyre sundon dis'harmonia (jo baraspesha), si rezultat kemi gjendje të sëmurë. "Kaballa"- teoria mistike e hebrenjve, që ka filluar të paraqitet rreth 450 vjet para krishtit, bënë fjalë për këtë energji si dritë astrale. Krishterimi portreton Isain dhe figurat e tjera të larta shpirtërore të rrethuara me dritë mbi kokë (aureolë). Edhe Paracelzusi, në mesjetë, këtë energji e ka quajtur "ilaster" dhe thoshte se "ilasteri" është i përbërë nga forcat e jetës dhe materies.

Eksperimente shkencore Redakto

Me eksperimentime në këtë fushë u bënë edhe shumë personalitete shkencore.

V. Rajhenbahu kaloi 30 vite duke eksperimentuar në këtë lëmë.

Dr. V. Kilner në kërkimet e veta rreth energjisë njerëzore zbulon tri shtresa në formë të mjegullës rreth trupit të njeriut. Këtë mbështjellës ai e quajti "aura" (aura është fushë energjetike e njeriut dhe është e lidhur ngusht me jetën e tij). Mund të përshkruhet si mjegull, që e rrethon dhe e përshkon trupin fizik dhe emeton rreze karakteristike. Kjo fushë e aurës përbëhet nga shtatë shtresa. Secila shtresë e aurës është e lidhur me shtatë çakrat. Kështu që, shtresa e parë është e lidhur me çakrën e parë, e dyta me të dytën, e kështu me rradhë).

Dr. V. Rajn, psikiatër dhe koleg i Frojdit, këtë energji e quajti "orgon". Në periudhën 1930-50 Rajn eksperimetoi me me këtë energji duke i shfrytëzuar instrumentet më të avancuara të kohës dhe vërejti se kjo energji pulson në natyrë dhe atë, rreth të gjitha lëndëve organike dhe joorganike. Edhe një grup shkencëtarësh nga Bashkimi Sovjetik zbuluan se organizmat e gjallë emetojnë vibracione energjetike në frekuencat reth 300-2000 nanometra, dhe këtë energji ata e quajtën "bioplazëm". Kah fundi i viteve 60, u lajmërua për herë të parë aparati për fotografimin e aurës (bioenergisë), të cilin e zbuloi elektricisti dhe fotoamatori S. Kirilijan nga Krasnodova (Rusi), bashkë me të shoqën Valentinën, dhe u quajt "fotografia e Kirilijanit". Në këto fotografi shihen qartë llojet e dritave, diku më të forta e diku më të dobëta (varësisht nga lënda). Kjo dritë ka formë të flakës ose rrezeve. Kirilijani, gjatë eksperimenteve të gjata, arriti të konstatojë e secila substancë e ka strukturën e vet tipike. P.sh. gishti i njeriut e ka strukturën krejt të ndryshme të dritës nga gjethi i ndonjë bime. Metali tregon dritë fare të dobët, ndërsa organizmat e vdekur nuk rrezatojnë fare dritë. p.sh <<3 Energjia eshte shume e rendesishme per jeten e njeriut,prandaj duhet pasur kujdes ne shfrytezimin e saj,d.m.th. kjo energji te shfrytezohet me nikoqirllek dhe te mos ndotet ambienti jetesor i njeriut.

Shërimi me bioenergji Redakto

Efektet pozitive të bioenergjis Redakto

Efektet negative të bioenergjisë Redakto

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto