Birra Korça është kompani e prodhimit të birrës me seli në Korçë.

Birra Korça e Zezë

Historia Redakto

 
Birra Korça reklamë

Projektet për ndërtimin e fabrikës "Birra Korça" u hartuan nga projektuesi italian në vitin 1928,dhe me vendim të parlamentit të asaj kohe dhe miratim të mbretit Zogu I,të firmosura nga Pandeli Vangjeli,Mit'hat Frashëri dhe avokati Mano filloi ndërtimi i fabrikës ne tetor të vitit 1929. "Birra Korça" u themelua nga investitori italian Umberto Umberti nga provinca e Valdobjodeni e Venecias dhe Selim Mborja nga Mborja e Korçës. Kështu u formua "Sh.A.Birra Korça" me një kapital prej 950.000 franga ari, prej të cilave 600.000 franga i takonin Umbertos dhe 350.000 franga i takonin Selim Mborjes.

Në vitin 1942 filloi ndërtimi i fabrikës së prodhimit të maltos dhe përfundoi në vitin 1943. Pas përfundimit të luftës së dytë botërore dhe me vendosjen e pushtetit komunist në Shqipëri, në 11 Janar të vitit 1946 fabrika "Birra Korça" u shtetëzua në bazë të ligjeve të asaj kohe.

Kapaciteti prodhues i projektuar ishte 20.000Hl/birrë në vit. Ndër vite, kapaciteti prodhues ka qënë: më 1939: 10.000 hl (hekto-litër), më 1943: 600 hl, më 1944: 8.100 hl, më 1957: 46.300 hl. Ndërsa prodhimi maksimal prej 52.000 hl u arrit në vitin 1960, kohë që në Shqipëri u ndërtua "Birra Tirana". Pas çlirimit të vendit u rrit prodhueshmëria falë disa rikostruksioneve në vitet 1955, 1957 dhe më i rëndësishmi, më 1965. Aktualisht, kjo fabrikë falë investimeve serioye HB Group ofron kapacitete prodhuese që mund të shkojnë deri në 200.000 hl në vit. Fabrika prodhonte birrë Bjonde,birrë të zezë,ujin "Kristal" dhe akull. Proçesi teknologjik i prodhimit të birrës u vendos për herë të parë nga inxhinieri teknolog gjerman Herbard Xheralding,proçes që ruhet edhe sot.

Në prill të vitit 1994 bëhet privatizimi i fabrikës nga një grup aksionerësh korçarë. Rreth 87%e aksioneve zotërohen nga z.Irfan Hysenbelliu,aktualisht president i "Birra Korça" sh.p.k.

Investimet Redakto

Me riblerjen e kësaj fabrike nga z. Hysenbelliu në vitin 2004, kjo e fundit i është nënshtruar një rikonstruksioni të thellë teknologjik e ndërtimor.

Nga pikpamja ndërtimore është ruajtur koncepti arkitektural i trashêguar duke e pasuruar me elementë të rinj të të njëjtit stil.

Teknollogjia moderne bashkëkohore, kryesisht e sjellur nga Çekia dhe llojet e cilësisë më të lartë të maltit, bënë që Birra Korça të e ruaj cilësinë e lartë të shijes.

Referime Redakto

Narziss, L (1981). Prodhimi i birrës, linja teknologjike është vendosur tërësisht e re bashkëkohore dhe moderne e vitit 2005 dhe importuar nga Republika Çeke. Kapaciteti i projektuar është 120.000Hl/birrë në vit, që i takon në 12,000,000 litra në vit apo me një prodhimtari mesatare në afërsisht 32,877 litra në ditë (1 hectolitre = 100 litra).

Donacionet Redakto

Sponzorimet Redakto

  Ky artikull është pjesë e Code4Culture Albania 2018 .