Branko Horvat lindi më 24 korrik 1928 dhe vdiq më 18 dhjetor 2003. Ishte një ekonomist dhe politikan kroat i cili një kohë të gjatë ka punuar në Institutin e shkencave ekonomike të ish Jugosllavisë. Ishte botues i revistës Economic Analysis and Worker’s Self-Management (Analiza ekonomike dhe vetqeverisja e punëtorëve), dhe bashkëpuntor i revistës Praxis, ku ai shkruante punime nga këndvështrimi ekonomik. Ai ishte anëtar i Institutit ekonomik në Zagreb.

Ai mbronte dhe propagandonte një lloj socializmi demokratik ku do të lejohej edhe ekonomia e tregut me demokracinë sociale.

Studimi më i njohur i tij është The Political Economy of Socialism (botuar më 1982 në anglisht, dhe më vonë në vitin 1984 në kroatisht, dhe në vitin 2001 në kinezisht). Shoqata amerikane e ekonomistëve(American Society of Economists)për këtë vepër, e nominoi Horvatin për shpërblimin Nobel për ekonomi.

Libri i tij ,,Çështja e Kosovës,, (Kosovsko pitanje) i botuar në vitin 1988 në Zagreb zgjoi interes të madh në ish Jugosllavi. Këtu çështja shqiptare trajtohej nga një këndvështrim i drejtë dhe objektiv. Libri u mirëprit nga shqiptarët.