Breza është një qytet dhe komunë në qendër të Bosnjës dhe Hercegovinës, i njohur për minierat e saj aktive për prodhimin e qymyrit. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 73 km2 (28 sq mi) dhe është pjesë e Kantonit Zenica-Doboj në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipërfaqja e përgjithshme e komunës Breza është 83 kilometra katrorë. Ajo shtrihet në Kantonin Zenica-Doboj dhe kufizohet me katër komuna: Ilijashi, Kakanji, Vareshi dhe Visoko. Zhvillimi i saj ekonomik është i bazuar në minierat q ymyrit, të hapura qysh në vitin 1907.

Histori Redakto

Breza si vendbanim për herë të parë përmendet në dokumentet që datojn nga shekull II si Hedum Kastelum (Kështjella të Banuara). Qyteti i lashtë ishte kryeqyteti i fisit ilir Daesitiates, fis ky që banonte në pjesën më të madhe të territorit të Bosnjes së sotme qendrore para se të pushtohej nga Romakët.

Gjeografia Redakto

Informacioni nga regjistrimi i fundit i mbajtur në tetor 2013 tregoi se komuna ka një popullsi prej 14,564 banorësh.[1] Breza ndonjëherë vizitohet edhe nga turistët, të cilët zakonisht vizititojnë qytetin e vjetër ose eksplorojnë kodrat përreth qytetit. E gjithë komuna, është hulumtuar nga investitorët e huaj, kryesisht për shkak të aktiviteteve të saj minerare.

Arsimi Redakto

Komuna ka 3 shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme nga të cilat është një Gjimnaz dhe një tjetër është një shkollë e mesme teknike/shkollë profesionale.[2][3]

Sporti Redakto

Breza është e njohur për njërën nga klubet më të vjetra të formuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Klubi Futbollistik "Rudar" u formua në vitin 1924. Qyteti është gjithashtu i famshëm për shumë klube lokale të volejbollit dhe të basketbollit.[4]

Vendbanimet në komunë Redakto

• Banjevac • Breza • Bukovik • Bulbushiqi • Gornja Breza • Izbod • Kamenice • Koritnik • Mahala • Mahmutoviqa Rijeka • Nasiqi • Očevlje • Orahovo • Podgora • Potkraj • Prhinje • Seoce • Slivno • Smailbegovići • Smrekovica • Sutješćica • Trtoriqi • Vardište • Vijesoliqi • Vlahinje • Vrbovik • Zalozhje • Zhupča.

Demografia Redakto

1971 Redakto

Në regjistrimin e vitit 1971:

Përkatësia etnike Popullsia %
Boshnjakët 10,659 71.90%
Serbët 2,333 15.73%
Kroatët 1,446 9.75%
Jugosllavët 225 1.51%
Të tjerët 161 1.11%
Gjithsej: 14,824 100%

1991 Redakto

Në vitin 1991 sipas regjistrimit të popullsisë, komuna Breza kishte 17,317 banorë:

Përkatësia etnike Popullsia %
Boshnjakët 13,079 75.52%
Serbët 2,122 12.25%
Kroatët 851 4.91%
Të tjerët 1,265 7.32%
Gjithsej: 17,317 100%

Personalitete të shquara Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 dhjetor 2014. Marrë më 20 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2015. Marrë më 20 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "http://mssbreza.com/". Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2014. Marrë më 20 korrik 2016. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2014. Marrë më 20 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme Redakto

Koordinatat: 44°01'16"N 18°15'40"E / 44.021°N 18.261°D / 44.021; 18.26144°01′16″N 18°15′40″E / 44.021°N 18.261°E / 44.021; 18.261