Burj Al Arab (arabisht: برج العرب,) është një ndër hotelet më luksoze dhe më të shtrenjtë në botë i ndërtuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe. Me 321 metra lartësi është ndërtesa më e lartë e cila shfrytëzohet ekskluzivisht si objekt hotelier . Hoteli është ndërtuar në ishullin artificial larg plazhit Xhumeira 280 m, te i cili arrihet nëpërmjet urës së vacant. Llogaritet se projekti i përgjithshëm, të cilin e ka porositur Zaid ben Sultan, ka kushtuar rreth 650 miliona dollar amerikan.

Karakteristika Redakto

Me 321 metra lartësi radhitet në vendin e 31 për ndërtesat më të larta dhe në vend të 2° (dytë) për hotelin më të lartë në botë. Në brendi ndodhen aktualisht 202 suite luksoze, të sistemuara në 1-një kat ose 2-dy kate, me sipërfaqe minimale që varion nga 170 m² deri në 780 m², të gjitha të veshura me fasada prej xhami. Dhomat luksoze ofrojnë komoditet dhe bukuri pamore, një dhomë mund të kushtoj nga 600 euro duke arritur shumën marramendëse të 3000 euro për natë


Galeria Redakto

Lidhje të jashtme Redakto