Buzirisi (greqisht: Βούσιρις Latin: Busiris) - mbreti egjiptian, i biri i Poseidonit, zotit të detit dhe Lisianatës, mbretëreshës egjiptiane.

Heracles killing Busiris and his suitors, Attic red-figure hydria, ca. 480 BC, Staatliche Antikensammlungen (Inv. 2428)

Ngritet në fron pas vdekjes së gjyshit të tij Epafit, i cili sipas miteve greke ka qenë mbreti i parë egjiptian. Posa e merr ai pushtetin, në Egjipt mbizotëron shtërpësia. Kur ajo zgjati plot nëntë vjet, e ftoi Trazeun, fallxhiun e famshëm nga Qiproja, i cili profetizoi se shtërpësia do të ndërpritet vetëm në qoftë se për çdo vit zotit suprem, Zeusit, do t'i flijohej nga një i huaj. Buzirisi pasi ndëgjoi këtë urdhëroi që Trazeu të ngujohet në pranga dhe e flioji si të parin, e pastaj urdhëroi që të burgoset secili i huaj që hyn në tokën e Egjiptit me qëllim që të ketë dikend që do të mund ta flijohej. I huaji i fundit me të cilin pat vepruar kështu mbreti Buziris ishte Herakliu, i cili në Egjipt arriti në ekspeditën për mollët e arta nga kopshti i Hesperidëve. Por kur e sollën te elteri, Herakliu i theu prangat, e vrau djalin e Buzirisit, Amfidamantin dhe pastaj edhe vetë Buzirisin. Prej atëherë Egjipti më nuk ishte vendi në të cilin të huajt i priste vdekja.

Mitet egjiptiane nuk dinë për mbretin Buziris. Emri i tij sigurisht ka të bëjë me emrin Uziris të zotit të nëntokës, kurse legjenda për vrasjen e të huajve është refleks i rrethanave reale, sepse Egjiptin, kur e kanë zbuluar grekët, për ta ishte tokë e mbyllur, në të cilën të huajt nuk mund të merrnin leje për hyrje.

Vizita e Herakliut që i bëri mbretit Buziris është paraqitur përafërsisht në nja tridhjetë vaza, prej të cilave më e lashta është nga shek. VI para e.s. Gjenden gadi në të gjitha koleksionet e mëdha antike, e më se shumti ne Amerikë (në Nju Jork, Boston dhe Filadelfi).