Hyrje Redakto

Në lëmin e inxhinierisë kompjuterike "cache" (keshi) është komponentë (memorje) e cila regjistron te dhënat përkohësisht, ashtu që çdo kërkesë për ndonjë të dhënë nga memorja kryesore shërbehet nga cache, nëse ajo e dhënë ekziston aty.

Cache është memorje e vogël për nga kapaciteti, por shume e shpejtë. Gjithashtu njihet si Static RAM (Rami statik). Është e vendosur mes memorjes kryesore (RAM) dhe Njësisë Qendrore për Përpunim (CPU). Në disa raste është e vendosur dhe vetë ne modulin e CPU-së.

Të dhënat që qëndrojnë në memorjen cache janë pasqyre e të dhënave nga Memorja kryesore (RAM-i) ose vlera të ndryshuara nga ana e CPU-së që duhet të azhurohen në Memorjen kryesore.

 
Diagrami i cache-it në CPU dhe ilustrimi i pasqyrimit

Pasqyrimi (Cache Mapping) Redakto

Pasqyrimi në cache i referohet një funskioni matematikor me të cilin blloqe të dhënash nga memorja kryesore pasqyrohen në rreshta në cache memorjen. P.sh., blloku nr. 2500 nga memorja kryesore, nëpërmjet një funskioni për pasqyrim, pasqyrohet ne rreshtin nr: 12 në cache. Në rast se CPU-së i nevojitet informatë nga memorja, nga lokacioni 2500, atë informatë do ta gjen në cache në rreshtin 12, dhe do te ketë "cache hit".

Cache hit & Cache miss Redakto

Madhësia e cache-it është mjaft e vogël në krahasim me madhësinë e memorjes kryesore, që kufizon numrin (sasinë) e të dhënave që mund të vendosen në cache. Jo te gjitha të dhënat nga memorja kryesore mund të vendohen në cache.

Nëse një e dhënë që kërkohet nga CPU gjendet në cache atëherë kemi "cache hit" dhe kjo e dhënë mund ti shërbehet CPU-së pa shkuar në memorje. Në moment që e dhëna që ka kërkuar CPU nuk gjendet në cache atëhere kemi "cache miss" (mungon nga cache) në ç'rast e dhëna duhet të meret nga memorja kryesore, që në krahasim me rastin e parë është shumë e ngadalshme.

Sa më shumë raste te "cache hit" të kemi, koha e qasjes deri tek e dhëna është shumë e shpejtë, në ç'rast ritet performanca e përgjithshme e sistemit kompjuterik.

Referimet Redakto