Citologjia është shkenca që merret me studimin e qelizës. Citologjia studion formën, funksionin dhe krijimin e qelizës. Qeliza është njësia baze themelore morfo-funksionale e të gjitha qënieve të gjalla. Sot citologjia zë vend qëndror në biologji.

Qeliza e hajvanit

Me bashkimin e qelizave të cilat kanë prejardhje të njëjtë embrionale, e që kryejnë fuksion të përbashkët, krijohen indet

Çdo qelizë, pa marrë parasysh formën, madhësin dhe karakterin e aktivitetit të saj, që të mbahet në jetë, duhet të ketë së paku tri sisteme strukturore - kimike, që janë:

  • sistemi i membranave, i cili e përkufizon materialin qelizor dhe të gjitha organelet e saj, rregullon qarkullimin e materieve brenda dhe jashtë saj si dhe siguron funksionin mbrojtës.
  • sistemi që e furnizon qelizën me energji dhe,
  • sistemi që e siguron rigjenerimin e qelizës.

Organizmi themelor i qenieve të gjalla Redakto

Materia e gjallë është shfaq një organizim dinamik dhe të ndërlikuar pamvarsisht nga niveli e zhvillimit evolutiv të saj, që nga njëqelizoret deri tek qënia njerëzore. Qeliza është njësia ndërtuese themelore dhe funksionale e të gjitha qënieve të gjalla, pra forma më e vogël e organizuar ku realizohet jeta.

Funksionimi dhe krijimi i qelizës Redakto

Qeliza është një sistem dinamik, i hapur, i cili përmban të gjitha mekanizmat për ndarjen e barabarte të materialit trashëgues. Qeliza është pesë herë njësi:

  • Njesi themelore (morfologjike, anatomike ndertimore).
  • Njesi funksionale e pamvarur -pasi Çdo proces jetsor kryhet ne suaz të qelizës.
  • Njesi e rritjes dhe e zhvillimit - pasiqë organizmat rriten dhe zhvillohen me shtimin e volumit të qelizave.
  • Njesi trashegimi – dhe e ndryshueshmërisë së qenieve të gjala.
  • Njesi regjenerimi.

Me bashkimin e qelizave me funksion dhe prejardhje të njëjtë formohen indet. Me bashkimin e dy apo ma shume indeve, përgjithsisht me tipare të njëjta, krijohen organet. Me bashkimin e disa organeve, përgjithësisht me fonsion të njëjte dhe jo domosdoshmërisht morfologjikisht të njëllojta, formohen sisteme të organeve. Me bashkimin e këtyre sistemeve formohet edhe vete organizimi i Çdo gjallese.

Ndërtimi i materialit qelizor Redakto

Materiali qelizor ndërtohet nga lënde organike, joorganike. Në këtë material notojne organelet, një nga të cilat është edhe bërthama. Ndër lëndët joorganike që marrin pjesë në përbërjen e qelizës janë: Uji dhe elemente kimike qoftë në formë jonesh qoftë në formë kripërash minerale.

Elementet kimike Redakto

Konkretishte prej 106 elementeve 70 elemente hyjnë në përbërje të organizmave. 40% të këtyre karakterizohen nga një veprimtari e larte biologjike dhe quhen elemente biogjene. Me sasi më të mëdha në organizmin gjenden : oksigjeni 70%, karboni 18% dhe hidrogjeni 10%. Me sasi ma të vogël janë hekuri, azoti, fosfori, kalciumi etj. Elemente të përmendura e përbëjnë 99.99% të peshës së gjallesës dhe quhen makro-elemente. Në sasi edhe ma të vogla se makroelementet gjenden: mangani, bori, bakri, flori, nikeli, etj, dhe quhen microelemente. Po në sasi edhe ma të vogël se microelementen gjenden: radiumi, ari, zhiva, etj, dhe quhen ultramicroelemente.

  • UJI (H2O).

Si komponim me I thjështë joorganik qe hyne ne perberjen e qelizes me sasin me te madhe është uji. 66% te trupit te njeriut perbehen nga UJI. UJI ne qeliz gjendet ne dy forma : I lidhur dhe I lire. Rolet e ujit te lidhur janë shume te medha. Edhe pse merr pjes ne 4-5% ka rendesi shume te maddhe pasi e pengon funderimin e ekoloideve, nuk I tret kriperat dhe I ngrine ne temp 40shkall. Uji I lire është I prezentuar me 95-96% , roli I tij është shume i madhe : si tretes, pastaj ka role ne menjanimin e materieve te demshme mbron qelizen nga temperature e larte Dhe ka role ringjalles.

  • Kriperat minerale.

Perveq ujit rol te madhe ne jeten e qelizes luajne edhe kriperat minerale. Mungesa apo sasia e teperte e tyre mund te ndikojne ne qrregullime te proqeseve te jetes po ashtu mund te shkakton edhe vdekjen e qelizes. Sasisa e kriperave minerale nuk është njejte ne organizma te ndryshme P.sh ne guaskat ebutakeve ka shume kripera kalciume e ne kurrizin e njeriut ka shume kripera kalciumi natriumit etj.

  • Përbërësit Organikë.

Perberesit organik te qelizes janë komponimet e karbonit: karbohidratet, yndirat dhe proteinat.

  • Karbohidrate

Janë komponime te karbonite me hidrogjenin dhe oksigjenin qe gjenden ne raport 1:2:1. Formula e tyre është cn ( H2O )n . Karbohidratet luajne role te madhe ne perberjen e aacideve nukleike (dezoksiriboza dhe riboza ) . Karbohidrate ndahen ne tri grupe : Monosakaride, Disakaride dhe Polisakaride. Monosakaride Cn (H2O)n janë sheqernat e thjeste te cilat nuk munden me te zberthehen ne karbohidrate me te thjeshta. . Varesishte prej numrit te atomeve monosakaridet mundte jene: TRIOZA, TETROZA PENTOZA HEKSOZA. PENTOZA: prej pentozave rendesin ma te madhe kane riboza dhe dezoksiriboza. HEKSOZA C6H12O6 : Rendesi ma te madhe prej heksozave kane: Glukoza dhe fruktoza.

Disakaridet formohen me bashkimin e dy molekulave monosakaride, formula e pergjithshme e tyre është : C12H22O11. Ne mesin e disakarideve me te njohura janë laktoza, sakaroza dhe maltoza. Maltoza formohet me bashkimin e dy molekulave te glukozes. Sakaroza apo sheqeri zakonshem perfitohet me bashkimin e një molecule te glukozes dhe fruktozes, formohet nga panxharsheqeri aapo kallamsheqeri. Mjalti është perzierje natyrore e glukozes dhe fruktozes. Laktoza apo sheqer I qumshtit krijohet me bashkimin e molekulave te glukozes ma ato te galaktozes.

Polisakaridet( C6H10O5) paraqesin formen me te hapur te karbohidrateve ne qenie te gjalla dhe keto formohet me polimerizimin e shume molekulave monosakaride. Ketu bëjnë pjes : celuloza , glikogjeni, amidoni dhe kitini. Amidoni paraqitet si ushqim ne forme te kokrizav ne citoplazmen e qelizes bimore ai munde te zberthehet ne maltoz e ne glukoz me ndikimin e enzimeve. Glikogjeni është polisakarid qe gjendet ne citoplazmen e qelizave shtazore dhe është burim I energjis. Celuloza duke vepruar ne krijimin e mureve te qelizave bimore e luan rolin mbështëtes. Kitini është material I cili gjendet ne mbështëjellesin e kembenyjetuarve.

  • Lipidet.

Lipidet si karbohidrate perbehen prej C H O dhe nuk treten ne uje por vetem ne tretesa organic. Lipidet ndahen ne lipide te thjeshta dhe te perbera. Lipidet e thjeshta permbajnevetem acide dhe glycerin Lipidet e perbera perveq acide yndyrore dhe glycerin permbajn atome te azotit dhe te fosforit. Lipidet e perbera janë: Lipoproteinat, fosfolipidet, steroidet etj. Organizmi jone me ngadal I tret lipidet sepse nga një gram lipid (yndyre) perfitohen 9.5 kilokalori.

  • Proteinat.

Proteinat janë komponime te nderlikuara me peshe te madhe molekulare Ne perberjen e tyre perveq C H O hyne edhe N, porn e shume raste hyjne edhe elemente te tjera si squfuri, hekuri etj. Proteinat kan rol themelues ne organizimin e qelizes, edhe vete fjala protein rrjedh nga fjala greke qe do te thote: me I pari me I rendesishmi . Është vertetuar se proteinat po ashtu hyjne ne perberjen e antitrupave kunde helmimit nga gjarpri akrepi etj. Molekulat e proteinave perbehen nga bashkimi I aminoacideve . Ne natyre janë te njohura mbi 200 aminoacide por vetem 20 hyjne ne perberjen e qelizes. Molekulat e proteinave janë te ndertuara nga shume aminoacide. Te cilat bashkohen midis vete ne menyr qe grupi karboksil bashkohet me grupin aminik dhe kështu krijohet lidhja peptide –CO-NH- dhe lirohet një molecule uji. Nga kjo del se qdo ind, organ I ka proteinat e veçanta. P.sh muskujt I kan proteinat e miozines , ne eritrocite hemoglobines dhe ne kerc elastina. Proteinat ndahen ne dy grupe Proteinat e thjështë: perbehen vetem prej aminoacideve dhe treten ne uje . Ne temperature me te larte ato koagulohen siç është shembulli me vezen e zier e pules Proteinat e perbera perveq grupit proteinik permbajne edhe grupin joproteinik ety hyjn fosfoproteidet, lipproteidet.

Klasifikimi qelizor Redakto

Ekzistojnë dy lloje qelizash. “Te gjitha ato qeliza qe ne citoplazmen e tyre berthamen nuk e kan te diferencuar me membrane nga citoplazma I takojn tipit prokariot” “Te gjitha qeliza qe kan berthamen dhe organele te tjera te diferencuara me membrane nga citoplazma e saj I takojne tipit eukariot.

Shih edhe Redakto