Dëgjimi është një proces ndijor rezultat i një aktiviteti të sinkronizuar të një serë organesh dhe qelizash. Nëse njeriut është i aftë të shquajë një repertor të gjërë tingujsh dhe të prodhojë imazhe sonore, kjo realizohet në sajë të pranisë së një kategorie qelizash të specializuara të pozicionuara në zonën e veshit të brendshëm.

Ngacmuesit Redakto

 

Ngacmuesit që ndikojnë në shqisën tonë të të dëgjuarit janë valët zanore. .Këto janë ndryshimet më të shpeshta në presionin e ajrit të shkaktuara nga një objekt vibrues, si kordat vokale në kontakt me ajrin. Valët zanore në ajër janë të ngjashme me valëzimin e ujit, të shkaktuara nga një guralec i hedhur në një pellg të qetë. Valët zanore janë valë mekanike dhe përbëjnë një ngacmues mekanik për organin e veshit.

Një cikël i një vale zanore përfshin një kulm të presionit më të lartë dhe nivelin e ulët të presionit më të ulët. Valët zanore ndryshojnë në frekuencë, amplitudë dhe timbër. Frekuenca është numri i cikleve të presionit zanor për sekondë i matur në Hertz (Hz) e cila përcakton shkallën e lartësisë së tyre. Veshi i një të riu mund të dëgjojë tinguj nga 20 Hz deri në 20,000 Hz. Tingujt me lartësi të madhe janë rezultat i frekuencave të shpejta të vibracionit, ndërsa frekuencat e ulta prodhojnë tinguj me lartësi të ulët. Valët zanore ndryshojnë gjithashtu në amplitudë ose në intensitet i cili përcakton volumin e zërit. Amplituda është niveli më i lartë i kulmit të presionit të valës zanore. Amplituda e lartë krijon tinguj të fortë, ndërsa amplituda e ulët krijon tinguj të dobët. Volumi i zërit matet zakonisht me decibel (dB). Kompleksiteti i përzierjes së valëve zanore përcakton timbrin e dallueshëm të një tingulli. Zëri i dy njerëzve të cilët flasin me të njëjtin nivel amplitude dhe frekuence tingëllon ndryshe sepse çdo zë ka timbrin e vet karakteristik. Tingulli më i thjeshtë është një ton i pastër i vetëm, si ai që prodhon nga një pirun muzikor.

Organi dëgjimor Redakto

Organi kryesor i shqisës së të dëgjuarit është veshi. Tek veshi i njeriut, në sajë të funksionit që kryhet, dallojmë veshin e jashtëm, veshin e mesëm dhe veshin e brendshëm.

 
Anatomia e veshit të njeriut.

Fiziologjia Redakto

Valët e zërit kapen së pari nga llapa e veshit të jashtëm i cili i "mbledh" ato dhe i drejton për në kanalin dëgjimor. Pastaj valët godasin daullen e veshit ose membranën timpanike që shtrihet gjatë fundit të brendshëm të kanalit dëgjimor dhe e bëjnë atë të dridhet. Tre kockat e veshit të brëndshëm (të quajtur çekiçi, kudhra dhe yzengjia) i çojnë këto dridhje te kërmilli i veshit, një organ në formë spiraleje në veshin e brëndshëm. Dridhjet e zërit që futen në kërmillin e veshit krijojnë valë në lëngun që ai përmban Këto valë bëjnë që një ndarje delikate, membrana bazilare të ndryshojë formën e saj. Frekuencat e ulëta shkaktojnë një dhëmbëzim në membranën bazilare afër kërmillit të veshit, ndërsa frekuencat e larta shkaktojnë një dhëmbëzim afër fundit tjetër në majë të kërmillit të veshit.

Kur membrana bazilare deformohet nga një valë zëri që vjen në të, organi i Kortit gjithashtu zhvendoset. Ky organ përmban receptorët dëgjues, një koleksion qelizash me zgjatime ne formë qimesh. Sipër tij është membrana tektoriale. Lëngu tek kërmilli i veshit e shtyn lart membranën bazilare kështu që qelizat me zgjatime në formë qimesh fërkohen me membranën tektoriale. Ky veprim shkakton menjëherë impulse nervore në nervin dëgjimor, i cili i përcjell mesazhet deri në lobet temporale të trurit.

Teoritë e dëgjimit Redakto

Fizika e valëve të zërit, përkatësisht frekuenca, amplituda dhe timbri si che struktura biologjike e veshit studiuar mirë. Mëgjithatë procesi i transmetimit të impulseve zanore nuk është shpjeguar akoma plotësisht. Dy teoritë bazë të të dëgjuarit janë: teoria e frekuencës dhe teoria e vendit.

Teoria e frekuencës Redakto

Teoria e frekuencës u propozua nga Rutherford1986[1] Rutherford teorizoi se frekuenca e dridhjeve të membranës baziliare përcakton frekuencën e nxitjes së neuroneve që mbartin impulse në tru. Kritika e kësaj teorie qëndron në faktin se neuronet nuk mund të nxiten aq shpejt dhe në mënyrë të vazhduar sa frekuenca e shumë valëve të zërit. Për këtë arsye u propozua parimi i breshërisë nga Wever1949.[2]

Teoria e vendit. Redakto

Von Helmholtz, i njëjti person i cili përpunoi teorinë trikromatike të të parit, propozoi teorinë e vendit të të dëgjuarit më 1863.[3] Helmholtz teorizoi se ndijimi i lartësisë së një tingulli përcaktohet nga vendi që stimulohet në membranën baziliare". Nervat e lidhura me membranën baziliare janë të ndjeshme ndaj frekuencave të ndryshme dhe dhe transmetojnë impulse të ndryshme nga vendndodhje të ndryshme. Vitet e fundit, Von Bekesy, 1960,[4] hodhi idenë e parimit të valës udhëtuese, i cili thotë se valët e zërit që udhëtojnë përmes kërmillit e lëvizin membranën baziliare në një vendndodhje që korrespondon me një lartësi të veçantë të zërit.

Perceptimi dëgjimor Redakto

Informacioni dëgjimor përcillet nga veshët, përmes nervave dëgjimorë në tru, ku interpretohet. Çdo vesh është i lidhur me trurin nëpërmjet një nervi të veçantë dëgjimor. Kështu tingulli i kapur vetëm nga veshi i majtë, dërgohet vetëm në anën e majtë të trurit. tingulli që kapet vetëm nga njëri vesh quhet monofonik. Qëndrat dëgjomore më të larta të trurit shërbejnë për të përpunuar informacionin bifonik që kapet nga të dy veshët. Ne i përdorim sinjalet bifonike për të vlerësuar vendndodhjen e burimit të tingullit. Tingulli që arrin në njërin vesh paksa më parë se në veshin tjetër, shërben si sinjal për vendndodhjen e tingullit. P.sh., nëse një shok që rri në të majtën tuaj ju thërret emrin, se pari do ta dëgjoni me veshin e majtë dhe pastaj me të djathtin. Për më tepër, zëri i shokut tuaj do të duket paksa më i lartë në veshin e majtë, duke dhënë një tjetër sinjal bifonik për vendndodhjen. Shpesh ne nuk e kuptojmë se ka një ndryshim, por reagojmë në mënyrën e duhur duke u kthyer në drejtim të burimit të tingullit.

Informacioni dëgjimor lëviz nga kërmilli i veshit përmes nervave dëgjimore për te talamusi, para se të arrijë te korteksi dëgjimor në lobet temporale të trurit. Ngjitur me korteksin dëgjimor është një pjesvë e lobit temporal e njohur si zona e Wernickhe, e cila është e rëndësishme në përceptimin e të folurit. Dëmtimi i zonës së Wernickh-ës çon në '''afazi''', një ç'rregullim në të cilin një person humbet aftësinë për të kuptuar të folurit. Në shumicën e njerëzve të cilët përdorin dorën e djathtë zona Wernickhe ndodhet në hemisferën e majtë.

Dëmtimi i dëgjimit Redakto

Ka dy tipe kryesore të shurdhimit: Shurdhimi i përçueshmërisë dhe shurdhimi i nervit. I pari ka të bëjë zakonisht me strukturat në veshin e jashtëm apo të mesëm; i dyti është më serioz dhe shkaktohet si pasojë e dëmtimit të veshit të brendshëm ose nervit dëgjues.

Shurdhimi i përçueshmërisë shkaktohet nga mosfunksionimi i duhur i një strukture në veshin e jashtëm apo të mesëm. Ky tip shurdhimi mund të jetë i pranishëm që në lindje, ose mund të shkaktohet nga dëmtimi i veshit prej një plage apo infeksioni. Mund të shkakthet nga një e ftohur në kokë apo formimi i dyllit. Për fat të mirë shumë njerëz me shurdhim të përçueshmërisë mund të përdorin një aparat dëgjimi që ndihmon në përçimin e tingujve në veshin e brëndshëm, nga ku ato mund të shkatërrohen në impulse nervore dhe të dërgohen në tru.

Shurdhimi i nervit mund të shpjerë në humbjen e të dëgjuarit të tingujve me frekuencë të lartë apo në humbjen e plotë të dëgjimit. Shpesh në këto raste nga ana terapeutike nuk mund të bëhet asgjë ngaqe një pajisje dëgjimi s'mund të bëjë një neuron që s'ekziston të nxitet. Ekspozimi i stërgjatur ndaj zhurmave shumë të larta si p.sh. zhurmat në fabrika apo muzika rok e lartë mund të shkaktojë shurdhimin e nervit. Marrja e tepërt e ilaçeve apo proçesi i plakjes gjithashtu mund të jenë shkaktarë për këtë paaftësi.

Presbyakuzia është një tip i shurdhimit të nervit që ndodh kur njerëzit plaken. Fundet e nervit dëgjimor dobësohen duke filluar nga ato që janë në majat e kërmillit të veshit e duke kaluqr në ato që ndodhen më poshtë. McBurney dhe Collings1984 argumentojnë se kjo është arsyeja që sa më shumë plakemi aq më vështirësi kemi në dëgjimin e toneve me lartësi të madhe dhe aq më të larta frekuencat në të folur, veçanërisht kur ato janë të një amplitude të ulët.

Zimbardo dhe kolegët e tij më 1984 hodhën idenë se humbja e dëgjimit mund të shpjerë në sjellje paranoike veçanërisht nëse personi është i pavetëdijshëm për këtë humbje. Nëse nuk dëgjoni se çfarë thonë të tjerët mund të mendoni se ata po pëshpërisin prapa krhëve dhe në këtë mënyrë mund të dyshoni për këdo.

Referime. Redakto

  1. ^ Rutherford, W.A. (1886). A new theory of hearing. Journal of Anatomy and Physiology, 21, 166 - 168.
  2. ^ Wever, E. G. (1949). Theory of hearing. New York: Wiley.
  3. ^ Helmholz, H. L. F. von (1863). Die lehre von den tonemp findung en als physiologische Grundlage fur die theorie der Musik. Braunschweig: Viewig V. Sohn.
  4. ^ Bekesy, G. von (1960). Experiments in hearing. New York: McGraw - Hill.

http://www.plosbiology.org/article/info:doi/10.1371/journal.pbio.0030137