Daniele Farlati (San Daniele del Friuli, 22 shkurt 1690 - Venedik, 25 prill 1773) ka qenë një jezuit dhe historian italian, i specializuar në historinë e Kishës Katolike. Shquhet për bashkëhartimin e Illyricum Sacrum.

Biografia Redakto

Lindi San Daniele del Friuli më 22 shkurt 1690, (një komunë në provincën Udine), dhe pasi përfundoi studimet për teologji në Goricia, u pranua në Urdhërin e JezuitëveBolonja1707. Punoi për 5 vjet si mësues i letërsisë klasike në Kolegjin e Jezuitëve në Padova. Iu rikthye studimeve teologjike në Romë dhe në vitin 1722 u dorëzua prift. Në po këtë vit u kthye përsëri në Padova për të ndihmuar At Filippo Riceputi në kërkimet e tija historike. Riceputi synonte të shkruante historinë e fesë dhe të kishës katolike në Ilirikum dhe kishte skicuar në vitin 1720 vijat e përgjithshme të studimit. Riceputi dhe Farlati punuan së bashku për 20 vjet duke grumbulluar çdo dokument të ruajtur në arkivat e kishës katolike. Rezultati i kësaj pune kërkimore ishte grumbullimi i 300 vëllimeve (me shkrim dore) me dokumenta. Riceputi vdiq në vitin 1742(?) gjatë përfundimit të hartimit të 2 pjesëve më voluminoze të studimit, Illyricum Sacrum: Katalogu i martirëve dhe shenjtorëve të krishtërimitIliri, dhe jeta e Shën Pjetër Orseolos (St. Peter Urseolus).

Mbas vdekjes së Riceputit, Farlati zgjodhi si bashkëautor At Jacopo Coleti. Së bashku ata përgatitën për botim Volumin I, i cili u botua në Venecie në 1751. Volumi I përmbante historinë e krishtërimit për dioqezën e Salonës deri në shekullin e 4-të. (Salona është sot një qëndër arkeologjike 5 km larg qytetit të Splitit, Kroaci). Në vitet pasardhëse u botuan edhe volumet II, III, IV. Volumi V u botua pas vdekjes së Farlatit në vitin 1775. Coleti vahzdoi botimin e volumeve VI, VII dhe VIII. Volumi i fundit u botua në vitin 1818.

Referimet Redakto