Stampa:Kutia Politikan

Dardan Molliqaj (lindur më 25 shkurt, 1985) është politikan shqiptar nga Kosova dhe shërben si deputet në Kuvendin e Kosovës nga rradhët e Partisë Socialdemokrate (PSD). Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovëszgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Përpara kandidimit për deputet, Molliqaj ka qenë sekretar organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE nga viti 2011 e deri në dorëheqjen e tij në qershor të vitit 2017. Molliqaj, i deklaruar si socialdemokrat me bindje të qendrës së majtë, mbështet luftën kundër pabarazisë ekonomike si dhe ka ndërmarrë masa konkrete për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë.

Jeta e hershme Redakto

Molliqaj ka lindur me 25 shkurt të vitit 1985 në fshatin BelegKomunës së Deçanit. Babai i tij, Brahim Molliqaj, ka lindur me 11 dhjetor 1961 në Deçan. Nëna, Zyme Molliqaj, ka lindur me 18 mars 1966 në CërmjanKomunës së Gjakovës. Molliqaj ka kryer shkollën fillore në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në fshatin Carrabreg gjatë viteve 1992 - 2001 dhe më pas ka vazhduar mësimin në shkollën e mesme në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan gjatë viteve 2001-2004. Ai filloj studimet në vitin 2004 kur u regjistrua në Fakultetin EkonomikUniversitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ku dhe diplomoj me gradën shkencore "Bachelor" në drejtimin "Menaxhment dhe informatikë".

Karriera e hershme Redakto

Dardan Molliqaj fillimisht është aktivizuar në politikë duke u anëtarësuar në organizatën “Lëvizja VETËVENDOSJE!” në vitin 2005 dhe ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse në struktura. Në zgjedhjet e brendshme të vitit 2011, pasi që “Lëvizja VETËVENDOSJE!” shndërrohet në parti politike, Molliqaj zgjedhet si Sekretar Organizativ dhe rizgjedhet prapë në vitin 2016. Pozitën si sekretar organizativ e ka mbajtur deri në dorëheqjen nga posti në vitin 2017.

Përpos pjesëmarrjes aktive në strukturimin e organizatës nga brenda, Molliqaj poashtu ka organizuar dhe ka marrë pjesë në protesta, aksione simbolike, demonstrata dhe organizime të tjera politike së bashku me Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Karriera legjislative Redakto

Në vitin 2017, Dardan Molliqaj kandidon për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe zgjedhet përfaqësues në legjislacionin e pestë si numër gjashtë me më së shumti vota në Kosovë. Gjatë mandatit të tij në legjislacionin e pestë, Molliqaj ka kontribuar në thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Shqipërisë duke propozuar rezolutën për heqjen e roaming-ut dhe rezolutën për heqjen e pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Të dyja rezolutat u votuan në Kuvendin e Republikës së Kosovës.[1]

Jeta personale Redakto

Dardan Molliqaj është i biri i Brahim Molliqaj dhe Zyme Molliqaj dhe është i martuar me Besa Shahinin , ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë. Dardani ka një vajzë, Anën , të lindur në vitin 2012. Poashtu, ai është rritur me një vëlla, Vlorianin , dhe dy motra, Leonidën dhe Dorentinën .

Referime Redakto

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2019. Marrë më 23 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)