Vendbanimet dhe numri i banorëve

Komuna e Kaçanikut përbëhet nga 42 vendbanime. Dy nga këto vendbanime janë urbane (Kaçaniku dhe Hani I Elezit), kurse 40 janë mjedise rurale.

Sipas regjistrimit të fundit zyrtar të popullsisë të bërë në vitin 1981, komuna i kishte 31.072 banorë. Duke marrë për bazë shkallën vjetore të shtimit të popullsisë së komunës prej 2,96 %, vlerësohet se sot kjo komunë i ka më shumë se 50 mijë banorë. Sipas të dhënave zyrtare të OSBE-së të drejta vote në zgjedhjet e fundit lokale kanë pasur 30.337 kaçanikas.

Do theksuar se para luftës në Kosovë, në këtë komunë më pak se 1 % e banorëve nga numri i përgjithshëm i populates kanë qenë serbë, malazezë dhe romë. Aktualisht në Kaçanik jetojnë 2 familje rome me 9 anëtarë.

Gjatë undimit erbë janë bërë disa tentime të kolonizimit të kësaj ane me popullsi serbe të përzier me atë rome. Në tabelë e ë poshtme janë paraqitur familjet të cilat janë vendosur në territorin e komunës së Kaçanikut gjatë reformave politike të quajtura "reforma agrare" që janë ndërmarr nga qeveritë e ndryshme Jugosllave brenda viteve 1918-1941.

KK Kaçanik
Lokaliteti 2000 Familje ardhacake 1918-1941 Shënim
Elezaj 9 ,
Gabrica 1 ,
Kaçaniku i Vjetër 29 ,
Reka 10 ,
Stagova 3 ,
Totali 52 familje -