Devil May Cry (Djalli Mund të Qajë - デビル メイ クラ) është një serial anime i bazuar në lojën me të njëjtin titull krijuar nga CAPCOM. Transmetimi i serialit ka filluar më 14 qershor 2007, transmetuar në televizionin japonez WOWOW, i përbërë gjithsej prej dymbëdhjetë episodesh. Seriali është drejtuar nga Shin Itagaki dhe prodhuar nga MADHOUSE.

Devil May Cry
Pamje nga epizodi i parë.
Devil May Cry
GjiniaAnime, Aksion.
Krijuar ngaShin Itagaki
Luajnë
kompozitori i muzikës hapëse"D.M.C." by Rungran
ShtetiJaponi
Gjuha në prodhimin origjinalJaponisht
Nr. i episodeve12
Prodhimi
Kohëzgjatja23
Kompania e prodhimitMadhouse.
Transmetimi
Transmetimi origjinal14 qershor 2007 deri në 6 shtator 2007
Lidhje të jashtme
Faqja e rrjetit

Seriali ndjek historinë e Dantes (personazhi kryesor i të katër lojërave me të njëjtin titull, prodhuar po nga e njëjta firmë), në përpjekjet e tij për të eliminuar çdo përbindësh që krijon probleme në qytet. Deri në episodin e dhjetë, seritë zakonisht nuk lidhen shumë me njëra tjetrën, dhe e gjithë ngjarja shpjegohet vetëm në episodet 10, 11 dhe 12. Filmi ka lidhje me lojën Devil May Cry nga njëshi deri te treshi, dhe i paraprin ngjarjeve që do të ndodhin në Devil May Cry 4 (versioni për Xbox 360 dhe Playstation 3 dhe PC).

Funinimation Etertainment do e përfshinte serialin në 30 AVD më të mirë realizuar të vitit 2008 [ref. 1].

Epizodet Redakto

  1. "Devil May Cry" - Djalli Mund të Qajë
  2. "Highway Star" - Rruga e Yjeve
  3. "Not Love" - S'është Dashuri
  4. "Rolling Thunder" - Rrufe Shpërthyese
  5. "In Private" - Privatisht
  6. "Rock Queen" - Mbretëresha e Rokut
  7. "Wishes Come True" - Dëshira që Realizohen
  8. "Once Upon A Time" - Na Ishte një Herë
  9. "Death Poker" - Poker i Vdekjes
  10. "The Last Promise" - Premtimi i Fundit
  11. "Showtime!" - Koha për Shfaqje
  12. "Stylish!" - Me Stil

Kolona Zanore Redakto

  • Sigla e hapjes: Grupi Rungran - Devil May Cry (Djalli Mund të Qajë).
  • Sigla e mbylljes: Rin Oikawa: I'll Be Your Home (Do të jem unë shtëpia jote).
  • Të tjera: Grupi Aimee B: 1- Room Despair (Dhoma e Dëshpërimit) 2- Future in My Hands (Fati në Dorën Time).

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

Referime 1 - http://www.animenewsnetwork.com/news/2008-07-04/

Lidhje të jashtme Redakto