Dializa (greq. dhialisis - tretje, shkrirje) në mjekësi është ecuria e pastrimit të gjakut nga lëndët e dëmshme ("veshka artificiale"). Gjatë kësaj ecurie ndahen një ose disa lëndë të tretura në një lëng me ane të një cipe gjysmpërshkuese që lejon kalimin e lëndëve në një drejtim të vetëm. Dializa përdoret për të mundësuar zhdukjen e uresë, acideve, kaliumit dhe mbeturinave të tjera metabolike (shkëmbyese) të përmbajtura me tepricë në gjak, kur ky punim nuk kryehet nga veshkat, përkatësisht nga mëlçia për shkak të njeriutsëmurë rëndë ose sepse veprimi i tij nuk është i mjaftueshem (p.sh. në rast të helmimit). Në fillimet e përdorimit te saj në vitin 1924 nga Georg Haas, dializa quhej edhe "gjaklarëse". Futjen pëfundimtare në përdorim e solli aparati dialitik-tambur i Willem Kolffsit që bazohej në tubtha gjysmëdepërtues plastikë (plasmasi), në vitin 1945.

Aparat hemodialitik (FMC 4008).
Skema e një cipe gjysmëdepërtuese: kuqe = gjaku; kaltër = lëngjet tretëse; verdhë = cipa.

Parimi i dializës Redakto

Dializa është një procedurë e cila kryhet tek pacientët veshka e të cilëve ka dalë përkohësisht ose përgjithmonë jashtë funksioni.

Si mund të zëvendësojë dializa funksionin e veshkave? Veshkat në trupin tonë luajnë funksionin e pastrimit të gjakut. Ato mënjanojnë materiet e dëmshme të cilat vijnë si rezultat i procesit të degradimit në trup, gjithashtu luajnë funksion në rregullimin e lëngjeve të trupit, balancion e elektroliteve, dhe ruajtjen e vlerës së pH në gjak.

Kur veshkat nuk funksionojnë në mënyrën e duhur, përbërësit e mbetur dhe lëngjet qëndrojnë në organizëm dhe mund të shkaktojnë përzierje, të vjella, anemi, përgjumësi, shqetësim, ethe , etj, dhe nëse nuk trajtohetn në kohë, mund të shkaktojë dhe vdekjen. Dializa në kuptimin e vërtetë të fjalës, zëvendëson funksionin e veshkave. Principi bazë i dializës në një kuptim më të gjërë, është kalimi i molekulave të gjakut ndërmjet membranës gjysëm të zgjeruar. Nëse gjaku kalon ndërmjet membranës gjysëm të zgjeruar jashtë trupit, kjo quhet hemodializë. Nëse kalimi i molekulave në trup ndodh ndërmjet membranës peritoneale, atëherë ky proces quhet dializë peritoneale. Hemodializa kryhet duke lejuar gjakun të kalojë jshtë trupit ndërmjet trupave të veçantë, pastrohet, dhe po kështu kthehet përsëri në trup nëpërmjet tubave të tjerë. Për procesin e hemodializës janë të rëndësishme: - Dializa - Aparat për hemodializë - Zgjidhje për hemodializë - Pajisje (gjilpëra dhe tuba) Pjesa më e rëndësishme është dializa ose veshka artificiale, e cila përmban membranë gjysëm të zgjeruar në formë kapilari. Përmes kësaj membrane kalojnë vetëm molekula me një madhësi të caktuar si dhe uji. Zgjidhja e dializës është zgjidhja elektrolitike e ngjashme me plazmën, pa proteina. Ajo ruan balancin e elektroliteve dhe ndihmon në procesin e pastrimit të gjakut. Pajisja e dializës është një aparat i cili përmban pompa të cilat kryejnë pompimin e gjakut. Ky proces kryhet në një temperaturë konstante të gjakut dhe një nga dy lëngjet e përdorura në dializë dhe mundëson rrjedhën e tyre të vazhdueshme. Shumica e pacientëve shkojnë në dializë 3 herë në javë, dhe procesi zgjat mesatarisht 4 orë.Veshka artificiale eshte nje paisje qe merr gjakun e pacientit dhe pasi e pastron e kthen serish ne qarkullim , ky proces quhet dialize.

Shiko edhe këtë Redakto

Lidhje të jashtme Redakto