Diema, (bul.: Диема, lexo: Diema), është stacion televiziv kabllovik privat bullgar. U themelua në vitin 1999 e që për momentin këtë stacion e posedon Berza e Londrës renditur si Apace Media Plc me 66 % të aksioneve dhe Diema Group AD me 34 % të aksioneve. Lider i kompanisë është themeluesi i sajë Emil Slavchev, kurse Anatoli Belchev dhe Asen Radulov janë drejtor ekzekutiv.

Shenja dalluese e Diema-s

Programi Redakto

Diema momentalisht vepron me katër kanale:

  • Diema (bg. : Диема +) është kanali më i vjetër dhe kryesorë i Diema-s që emeton kryesisht filma dhe sport duke përfshir edhe ndeshjet e futbollit nga ligat angleze FA Premier League, franceze Ligue 1, ndeshjet nga FA Cup dhe Carling Cup, si dhe ndeshjet e Kombëtares Angleze.
  • Diema Sport (bg.: Диема Спорт) është kanali i dytë që filloi të vepron në vtin 2016 dhe emeton lajme , shou, sport (futboll, tenis, basketboll, NBA).
  • Diema Sport 2 (bg.: Диема Спорт 2, sq.: Diema Sport 2) është kanal paguaj për të parë, dmth kanal me pagesë që emeton filma dhe ndeshjet më interesante nga Premier League që nga viti 2016.
  • Diema Family (bg.: Диема Фемили, lexo:Diema Femilli) filloi së vepruari në vitin 2006 dhe emeton seriale televizive, misterie dhe programe për fëmijë.

Lidhje të jashtme Redakto