Difteria
Difteria është sëmundje e rëndë ngjitëse që shfaqet me pezmatim të grykës, të mukozës së fytit e të hundës dhe prek zakonisht të vegjlit. Emërtimet popullore për shenjat e kësaj sëmundje janë fyti i keq dhe gryka e bardhë.[1]
Kjo sëmundje përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejt me përsonin e sëmurë, stërpikave të pështymës që ai i nxjerrë nga goja dhe përmes sendeve që i ka përdorur i sëmuri (gota e ujit, luga, pjata, lodra, fletorja, lapsi etj.).