Djamel Eddine Mesbah (lindur më 9 tetor 1984 në Zighud Jusef) është një futbollist profesionist algjerian i cili luan si bek i majtë për skuadrën italiane nga Serie A, A.C. Milan.

Djamel Mesbah

Djamel Mesbah në 2014.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDjamel Eddine Mesbah
Datëlindja (1984-10-09) 9 tetor 1984 (39 vjeç)
VendlindjaZighoud Youcef, Algjeri
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniMbrojtës i majtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Milan
Numri15
Karriera me të rinjtë
1995–2001US Annecy-le-Vieux
2001–2003Servette FC
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2004Servette11(3)
2004–2006Basel11(1)
2006Lorient (i huazuar)0(0)
2006–2008Aarau60(1)
2008–2009Luzern6(0)
2008–2009Avellino (i huazuar)27(2)
2009–2012Lecce82(6)
2012–Milan5(0)
Karriera ndërkombëtare
2010–Algjeria10(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 00:00, 4 mars, 2012 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 00:00, 4 mars, 2012 (UTC)

Karriera Redakto

Karriera e hershme Redakto

Mesbah e filloi karrierën e tij në radhët e të rinjve të skuadrës franceze, US Annecy-le-Vieux para se të vërehej nga skautët zviceranServette FC në vitin 2001. Ai përparoi në radhët e Servette FC dhe e pati debutimin e tij në Super ligën zvicerane të sezonit 2003-04, duke luajtur në 11 ndeshje dhe duke shënuar 3 gola.

FC Basel Redakto

Në verën e vitit 2004, ai u largua nga skuadra pasi që ata u përballën më vështirësi finaciare dhe u bashkua me FC Basel. Kryesisht i përdorur si zëvendësues, a luajti vetën një ndeshje dhe shënoi 1 gol. Në janar të vitit 2006, ai u huazua tek FC Lorient të cilët garonin në Ligue 2 në atë kohë. Megjithatë, ai u lëndua përpara se të debutojë dhe nuk u paraqit në asnjë ndeshje për ta.

FC Aarau Redakto

Në verën e vitit 2006, ai nënshkroi me FC Aarau, një skuadër zvicerane e cila garonte në divizionin e dytë të vendit. Ai qëndroi me ta për dy sezoni dhe ishte startues gjatë gjithë kohës.

FC Luzern Redakto

Ai u ble nga FC Luzern më 1 korrik 2008, por pati vetëm 6 paraqitje gjatë gjithë vitit, të gjitha këta duke i filluar si zëvendësues).

AS Avellino 1912 Redakto

Më 1 shtator 2008, ai u ble nga A.S. Avellino 1912, skuadra e parë italiane në karrierën e tij.

US Lecce Redakto

Në qershor të vitit 2009 ai u ble nga U.S. Lecce. Tek Lecce ai kryesisht luante si mesfushor krahu në të majtë, por herë pas here si mesfushor qendror por edhe si mbrojtës në krahun e majtë. Aftësia e tij për të luajtur mirë në shumë pozita, tërhoqi interesimin e shumë skuadra italiane.

AC Milan Redakto

Më 18 janar 2012, US Lecce njoftoi se Mesbah do të kargohet nga skuadra për tu bashkuar me AC Milanin.

Statistikat Redakto

Skuadra Redakto

Redaktuar më 20 shkurt 2012
Performancat në klub Liga Kupa Kontinentale Gjithësej
SezoniKlubiLiga NdeshjeGolaNdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola
Zvicër LigaSchweizer Cup Kupa e ligës Gjithësej
2003–04 Servette Super Liga Zvicerane 11 3 11 3
2004–05 Basel 6 1 6 1
2005–06 5 0 5 0
2006–07 FC Aarau 27 0 27 0
2007–08 Liga Sfiduese Zvicerane 33 1 33 1
2008–09 Luzern Liga Sfiduese Zvicerane 6 0 6 0
Gjithësej Zvicër 88 5 88 5
Francë LigaCoupe de France Coupe de la Ligue Gjithësej
2005–06 Lorient Ligue 2 0 0 0 0 0 0 0 0
Gjithësej Francë 0 0 0 0 0 0 0 0
Itali LigaCoppa Italia Kupa e ligës Gjithësej
2008–09 Avellino Serie B 27 2 0 0 0 0 27 2
2009–10 Lecce 36 3 0 0 0 0 36 3
2010–11 Serie A 33 2 0 0 0 0 33 2
2011–12 Milan 4 0 0 0 0 0 4 0
Gjithësej Itali 100 7 0 0 0 0 100 7
Gjithësej karriera 188 12 0 0 0 0 188 12

Kombëtarja Redakto

2010 5 0
2011 4 0
2012 0 0
Gjithsej 9 0

Nderimet Redakto

Skuadra Redakto

FC Basel

Lidhjet e jashtme Redakto

Referimet Redakto