Domenico Mustilli (Napoli, 1899 - Napoli, 1966) ka qenë një arkeolog italian i cili ka bërë hulumtime arkeologjike edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Biografia Redakto

Pas përfundimit të arsimimit fillor dhe të mesëm si dhe studimeve universitare në fillim ka punuar si një zyrtar i Antikiteteve dhe Arteve të Bukura, pastaj profesor i arkeologjisë në Universitetin e Napolit (1938); si dhe në Academia dei Lincei (1966). Ai drejtoi misionin arkeologjik italian në Shqipëri dhe Kosovë. Nga të gjitha publikimet e tij vlen të përmenden veçanërisht dy prej tyre: "Arkeologjia e Kosovës" (Archeologia del Kosovo) [1] dhe “Ilirët në Epir" (Gli Illiri nell’Epiro), që të dyja botuar nga Akademia e Shkencave e Italisë në përmbledhjen me titull “Le terre albanesi redente”, Romë 1941. [2]

Vepra Redakto

  • La necropoli tirrenica di Efestia - Nekropoli tirrenik i Efestisë (1938)
  • Il Museo Mussolini - Muzeu Mussolini (1939)
  • La civiltà preistorica dell'Albania - Qytetërimi parahistorik i Shqipërisë (1940)
  • La conquista romana della sponda orientale Adriatica - Pushtimi romak i bregut lindor të Adriatikut (1941)
  • La terre Albanesi redente - Tokat e liruara shqiptare (1941)
    1. Gli Iliri nell'Epiro - Ilirët në Epir
    2. Archeologia del Kossovo - Arkeologjia e Kosovës
  • L'arte del mondo classico - Arti i botës klasike (1950, 1956). [3]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ https://link.springer.com/referenceworkentry/10.1007%2F978-3-319-51726-1_1307-2
  2. ^ https://www.treccani.it/enciclopedia/domenico-mustilli_(Dizionario-Biografico)
  3. ^ Mustilli, Domenico (1956) L'arte del mondo classico. Morano Editore, Napoli OCLC 878482954