Dominus Iesus (lat. "Zoti Jezus") është një dokument i kardinalit Jozef Racinger, asokohe prefekt i Kongregacionit për doktrinën e besimit, dhe sekretarit të atëhershëm të kongregacionit Tarqisio Bertone. Dokumenti u botua me 6 gusht, 2000 me nëntitull "Mbi njininë dhe përgjithësinë e shpëtimit të Jezus Krishtit dhe Kishës".

Dogma katolike, "Extra Ecclesiam Nulla Salus" (jashtë kishës s´ka shpëtim) është shtjelluar nganjëherë si mohim i shpëtimit për të krishterët jo katolikë si edhe për jo të krishterët në përgjithësi, megjithëse mësimet katolike vazhdimisht kanë theksuar mundësinë e shpëtimit për personat e pamundshëm për t´u njoftuar (jo për faj të tyre por të rrethanave) për nevojën e kishës katolike dhe kështu të pafajshëm për mungesën e bashkimit me kishën. Në shekullin e 20-të kjo afri gjithpërfshirëse është shprehur kundër finizmit dhe shpalljes së Këshillit të Dytë Vatikanor, i cili pohon se "plani i shpëtimit përfshin edhe ata që pranojnë Krijuesin", duke e përhapur shpëtimin e mundshëm edhe për besimet e tjera monoteiste. Këshilli II Vatikanor pohon më tej se shpëtimi është i mundshëm për njerzit që s´kanë dëgjuar kurrë për Krishtin (Veprat 17:23) - por të gjithë ata që fitojnë shpëtim e fitojnë sepse janë anëtarë të Kishës Katolike, edhe nëse antarësia e tyre është e qartë apo e nënkuptuar.

Ky dokument pohon, se njerzit që nuk i përkasin krishterimit janë "në një gjendje të mangët në krahasim me ata që, në kishë, kanë plotësinë e kuptimit të shpëtimit", dhe se bashkësitë e krishtera jokatolike kanë "mangësi". Disa grupe jokatolike e kanë kuptuar këtë si nënvleftësim të besimit të tyre, ndërsa të tjerë nuk e mohojnë shpëtimin e atyrëve të ndarë nga kisha katolike.

Në përgjigje të kritikave mbi këtë dogmë, Papa Gjon Pali II2 tetor 2000 theksoi se ky dokument nuk thotë se jo të krishterëve ju mohohet shpëtimi: "ky rrëfim nuk mohon shpëtimin e jo të krishterëve, por tregon burimin e fundëm në Krishtin, në të cilin njeriu dhe Perëndia janë bashkuar". Më 6 dhjetor të po këtij viti, Gjon Pali II nxori një qëndrim të theksimit të mëtejshëm, se kisha vazhdon në pikëpamjen e Këshillit II, se shpëtimi është i mundshëm për besimtarët e besimeve të tjera: "Ungjilli na mëson se ata që jetojnë në përputhje me lumninë - të varfër në shpirt, të pastër në zemër, ata që në dashuri durojnë vuajtjet e jetës - do të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë". Ai shtoi më tej, "Të gjithë ata që kërkojnë Perëndinë me zemër të çiltërt, duke përfshirë ata që nuk e njohin Krishtin dhe kishën e tij, ndihmojnë nën ndikimin e hirit në ndërtimin e kësaj mbretërie."

Lidhje të jashtme Redakto