Drilona Boci
Drilona Boci(e lindur në 1 shkurt 1990 në qytetin e Pukës) zotëron një nga atelietë më të njohura të veshjeve në Tiranë :”Altar By Drilona Boçi”.
E apasionuar pas modës Drilona Boci ka zgjedhur që pasionin e saj ta kthejë në biznes.
Në vitin 2005, Drilona Boçi, ka marrë pjesë edhe në konkursin e bukurisë “Miss Albania”.
Ajo është e diplomuar për drejtësi në vitin 2015. Në vitin 2017 ka përfunduar studimet master po në të njëjtën fushë. Drilona Boçi është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Pas përfundimit të studimeve ka punuar pranë Kryeministrisë në departmentin e kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion, për një periudhë 1 vjeçare, në pozicionin e juristes.
Më pas iu dedikua biznesit të saj të modës “Altar By Drilona Boçi”
Prej disa vitesh ajo ka qenë e ftuar vazhdimisht në disa studio televizive, jo vetëm si grua e suksesshme në biznes, por edhe si eksperte e kësaj industrie. Në sajë të stilit tepër të veçantë Drilona Boçi është përzgjedhur edhe në Kopertinat e disa revistave tepër të njohura, si “Class”, Who” në Shqipëri.
“Altar Fashion House “ është sot një nga shtëpitë më të vizituara të modës, ku vajza e zonja të të gjitha moshave e zgjedhin për evente e jetën përditshme. Në këtë drejtim figura të njohura të botës së ekranit, muzikës, modelingut kanë bashkëpunuar me Drilona Boçin per linjat e saj të veshjeve.