Në terminologjinë Islame duʿāʾ (Arabisht: دُعَاء, shumës ad'iyah أدْعِيَة) që do të thotë thirrje, është lutje. Termi është nxjerrur nga fjala arabishtja që do të thotë thërras, dhe muslimanët e konsiderojnë këtë si lloj adhurimi. Thuhet se Muhammedi ka thënë, Duaja është esencë e adhurimit. Poashtu Zoti thotë në Kur'an:

Një mysliman i ri duke bërë dua pas namazitxhaminë e shenjtëMekë, Arabia Saudite.
     Dhe Zoti juaj thotë: Më thirrni mua, unë ju përgjigjem.
     -Kuran Gafir kaptina 40 ajeti 60.

Llojet dhe kategoritë Redakto

Lloji i parë: Du'a al-mas'alah, ose duaja e lutjes. Kjo lutje është kur ka nevojë ose t'i largohet ndonjë shqetësim. Për shembull: O Zot! Më dhuro të mira në këtë botë dhe botën tjetër.

Lloji i dytë: Du'a al-'ibadah, ose duaja e adhurimit. Ky lloj i duasë paraqet një koncept shumë të gjerë. Në Islam, çdo akt i adhurimit e përfshin këtë lloj duaje. Për shembull kur myslimani falet, kur e jep zeqatin ose kur agjëron.

Duatë Redakto

  • Një person i cili e reciton إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ në suren Ali Imran deri në fund të sures në një pjesë të natës, e merr shpërblimin si m'i fal namazin tërë natën.
  • Një person i cili e reciton suren Jasinë, nevoja e tij do t'i përmbushet.
  • Abdullah ibn Mesud transmeton se Muhammedi ka thënë: Kush i lexon dy ajetet e fundit të sures Bekare deri në fund, Allahu do ta mbrojë atë prej çdo të keqe.
  • Ai i cili e reciton رَضِيتُ بِاللَّهِ رَبَّاً وَبِالْإِسْلَامِ ِينَاً وَبِمُحَمَّدٍ نَبِيَّاً (Jam i kënaqur me Allahun si Zotin tim, Islamin si fenë time dhe Muhammedin si pejgamberin tim) tri herë çdo mëngjes, bëhet përgjegjësi e Zotit për ta kënaqur atë besimtari deri në Ditën e Kijametit.
  • Nëse një person shtrihet në shtrat në krahë dhe e reciton suren Fatiha dhe suren Ikhlas, ai është i imunizuar nga çdo gjë përveç vdekjes.
  • Kush e thotë ajetin Kursij (Bekare 2:255), engjëjt do ta mbrojë atë person (natën), shejtani nuk do të mund t'i afrohet atij.

(Ka shumë lloje të duasë, por këto ishin disa prej tyre)

Sinqeriteti Redakto

Në Islam, myslimani i lutet vetëm Zotit, siq thuhet në Kuran.

Dhe (mua më shpallet) e vërtetë xhamitë janë veçant për të adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun! (Xhinn 72:18). Thuaju: Nëse u vjen dënimi nga All-llahu ose u vjen kijameti, më tregoni, nëse jeni të sinqertë, a do të thirrni kë pos All-llahut (për ndihmë)? (En'am 6:40).” S’ka dyshim se ata që po i adhuroni ju pos All-llahut, janë të krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le t’ju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën. (Araf 7:194). E ata që i adhuroni, përveç Tij, nuk mund t’u ndihmojnë as ju e as vetes. (Araf 7:197).

Durimi Redakto

Në momentin kur i lutet myslimani Zotit, ai duhet të ketë durim.

Pastërtia Redakto

Në mënyrë që t'i pranohet lutja (duaja), myslimani duhet të jetë i pastërt dhe i mirë.

Kthimi kah Kibla Redakto

Siç thuhet në disa hadithe, Muhammedi u kthente kah kibla kur bënte dua.

Qëllimi i mirë Redakto

Kur myslimani i lutet Zotit duhet ta ketë qëllimin e mirë (njetin). Pa marrë parasysh se për çfarë lutet.