Singapori është port me rëndësi të madhe ndërkombëtare. Përgjatë 16 km të bregdetit të tij shtrihen ndërtesa të larta, depot e shkarkimit dhe të ngarkimit të mallrave dhe kontanier detarë për riparimine anijeve. Është qytet i madh modern, tregta, financiar etj.

Bujqësia është vetëm simbolike. Ka të zhvilluar peshkatarinë. Është shtet i industrisë tekstile, i anijendërtimtarisë, industrisë kimike, grafike, farmaceutike, i metalurgjisë, i duhanit, i çimentos etj. Eksporton makina, kauçuk, prodhime kimike, ndërsa importon lëndë të para për industri dhe prodhime ushqimore.